Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Long Lasting EyeDuo

Sale price Lek 990.00 Regular price Lek 1,250.00 21% off

Laps duo për hije sysh me dy nuanca të kombinuara, që krijon një makeup të plotë me qëndrueshmëri deri në 8 orë.

Choose Color:
Choose Color:

Description

EyeDuo Pencil Long Lasting është një hije sysh kremoze në formë lapsi, me majë të dyfishtë dhe dy nuanca të kombinuara, të krijuara për të realizuar një look të plotë të syve me vetëm disa hapa.

Dy nuancat kombinohen në mënyrë harmonike: njëra më e errët për të krijuar thellësi, ndërsa tjetra më e çelët për të ndriçuar.

Ashtu si të gjitha produktet e linjës Long Lasting, ofron një qëndrueshmëri të testuar deri në 8 orë.

I certifikuar organik, i testuar dermatologjikisht dhe oftalmologjikisht, i testuar për nikel dhe VEGANOK.

I disponueshëm në 3 nuanca:

  • 101L – Carta da zucchero (satinato) / Madreperla (satinato)
  • 102L – Verde muschio (satinato) / Oro (satinato)
  • 103L – Marrone caldo (matte) / Rosa (satinato)

Certifikime

  • I certifikuar organik CCPB
  • I testuar dermatologjikisht
  • I testuar oftalmologjikisht
  • I testuar për nikel
  • VEGANOK


Përbërësit funksionalë

  • Vaj Kokosi Bio – Ushqen dhe zbut lëkurën, duke e bërë aplikimin më të butë dhe më komfort.
  • Mica – Jep një efekt ndriçues natyral dhe intensifikon rezultatin e ngjyrës në nuancat satin.
  • Silica – Ndihmon në krijimin e një finish-i të butë dhe përmirëson qëndrueshmërinë.
  • Dyll Carnauba Bio – I jep strukturë formulës dhe ndihmon në qëndrueshmërinë e produktit.
  • Oryzanol – Antioksidant me origjinë bimore që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës.
  • Vitaminë E (Tocopherol) – Ndihmon në mbrojtjen e lëkurës falë veprimit të saj antioksidues.

Mënyra e përdorimit

Aplikojeni hijen në qepallë dhe shpërndajeni mirë me majat e gishtave ose me një furçë, derisa të arrini rezultatin e dëshiruar.

Një këshillë më tepër

  • Përdorni nuancën më të errët në pjesën e jashtme të qepallës dhe në rrudhën e saj për të krijuar më shumë thellësi.
  • Aplikoni nuancën më të çelët në qendër të qepallës dhe në këndin e brendshëm të syrit për të ndriçuar shikimin.

  • Për qëndrueshmëri edhe më të madhe, aplikoni fillimisht një primer për sy dhe më pas fiksojeni produktin me një hije pluhur.

INCI / Ingredients