Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu

Protokolli për Lëkurë Mikse me Pore të Zgjeruara

Kjo faqe është krijuar për t’ju ndihmuar të kuptoni nevojat e lëkurës mikse, e cila mund të paraqesë yndyrë të tepërt dhe pore të dukshme në disa zona, ndërsa në pjesë të tjera të fytyrës mund të jetë normale, ose e thatë.

Këtu do të gjeni produktet e përzgjedhura për të ekuilibruar prodhimin e sebumit, përmirësuar pamjen e poreve dhe ruajtur hidratimin e lëkurës pa e rënduar atë.

1. Si dallohet lëkura mikse?

Lëkura mikse karakterizohet nga nevoja të ndryshme në zona të ndryshme të fytyrës. Zona T, e cila përfshin ballin, hundën dhe mjekrën, zakonisht prodhon më shumë sebum, shkëlqen më shpejt dhe mund të ketë pore të zgjeruara, pika të zeza ose papërsosmëri.

Faqet, nga ana tjetër, mund të jenë normale ose më të thata, me ndjesi tërheqjeje, skuqje apo ndjeshmëri. Për këtë arsye, lëkura mikse ka nevojë për produkte që ekuilibrojnë zonat e yndyrshme pa tharë pjesën tjetër të fytyrës.

2. Pse poret janë më të dukshme në zonën T?

Poret mund të duken më të zgjeruara në zonat ku gjëndrat dhjamore prodhojnë më shumë sebum. Kur yndyra, qelizat e vdekura dhe papastërtitë grumbullohen brenda tyre, poret bllokohen dhe bëhen më të dukshme.

Poret nuk mund të hapen, mbyllen apo eliminohen plotësisht, por me një rutinë të përshtatshme mund të mbahen më të pastra dhe pamja e tyre mund të përmirësohet gradualisht.

3. Çfarë të pres nga një rutinë për lëkurë mikse me pore të zgjeruara?

Një rutinë e përshtatshme ndihmon në kontrollin e shkëlqimit dhe të sebumit të tepërt në zonën T, në pastrimin e poreve dhe në përmirësimin e teksturës së lëkurës. Në të njëjtën kohë, ajo ruan hidratimin dhe parandalon tharjen ose irritimin e zonave më delikate.

Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura mund të duket më e ekuilibruar, më e njëtrajtshme dhe me pore më pak të dukshme.

4. Cilët janë përbërësit më të nevojshëm për këtë lloj lëkure?

Niacinamidi ndihmon në rregullimin e sebumit, përforcimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e pamjes së poreve. Acidi Salicilik depërton brenda poreve dhe ndihmon në largimin e sebumit dhe të qelizave të grumbulluara, duke reduktuar pikat e zeza dhe bllokimet.

Përbërësit hidratues, si Acidi Hialuronik, ndihmojnë në ruajtjen e ujit në lëkurë pa e rënduar atë, ndërsa Ceramidet dhe përbërësit qetësues mbështesin barrierën mbrojtëse dhe kujdesen për zonat më të thata ose të ndjeshme.

Të gjitha produktet e mëposhtme kanë veprim trajtues dhe përmbajnë përbërës aktivë të formuluar për të ndihmuar në balancimin e lëkurës mikse dhe minimizimin e dukshmërisë së poreve. Tek tab-i i fundit do të gjeni produktet e përgjithshme për të plotësuar rutinën tuaj.

Larja

Zgjidhni mes Larësit Oil Control të LaCabine (me acid salicilik 2%) dhe larësit SeboLift të Domus Olea Toscana.

Si alternativë e tretë, edhe larësi Niacinamide Pro është i përshtatshëm për këtë lloj lëkure.

Të tre kanë një veçori të përbashkët: pastrojnë me delikatesë, pa e tharë lëkurën.

Sale
Larës Xhel Oil Control
Larës Xhel Oil Control

Xhel pastrues me Acid Salicilik, Niacinamide dhe Zink PCA që pastron, kontrollon yndyrën dhe minimizon papërsosmëritë. Efekt delikat, nuk e than lëkurën.

Funksioni
Eksfoliues, Purifikues
Përbërësit
aktivë
Acid Salicilik, Niacinamide
Përdorimi
nga 3x në javë deri çdo ditë
Sale price Lek 1,350.00 Regular price Lek 1,500.00
OSE
Sale
Bestseller
Larës fytyre SeboLift
Larës fytyre SeboLift

Pastrues fytyre për lëkurë mikse dhe të yndyrshme me AHA, zink dhe ekstrakte bimore. Pastron poret, balancon sebumin dhe ndihmon në reduktimin e pikave të zeza.

Funksioni
Pastrues, Purifikues
Përbërësit
aktivë
AHA , Zink & Fitokompleksi ekskluziv Domus Olea
Përdorimi
çdo ditë
Sale price Lek 1,950.00 Regular price Lek 2,290.00
OSE
Sale
Bestseller
Larës Niacinamide [PRO]
Larës Niacinamide [PRO]

Xhel pastrues me Niacinamide dhe Acid Laktik që pastron, njëtrajtëson tonin dhe redukton papërsosmëritë e lëkurës.

Funksioni
Hidratues, Eksfoliues
Përbërësit
aktivë
Niacinamide, Acid laktik
Përdorimi
çdo ditë
Sale price Lek 1,350.00 Regular price Lek 1,500.00

Gjatë shtatzanisë disa përbërës aktivë (si retinoli dhe acidet e forta) nuk rekomandohen. Këtu do të gjeni një rutinë më të thjeshtë dhe të sigurt.

Ky informacion nuk zëvendëson këshillën mjekësore — konsultohuni gjithmonë me mjekun ose farmacistin tuaj.

Larja

Larësi i SeboLift është alternativa ideale për këtë lloj lëkure në shtatzani. Nuk permban BHA, por është shumë efektiv për balancimin e yndyrës dhe minimizimin e poreve.

Si alternativë e dyte, edhe larësi Niacinamide Pro është i përshtatshëm për këtë lloj lëkure.

Sale
Bestseller
Larës fytyre SeboLift
Larës fytyre SeboLift

Pastrues fytyre për lëkurë mikse dhe të yndyrshme me AHA, zink dhe ekstrakte bimore. Pastron poret, balancon sebumin dhe ndihmon në reduktimin e pikave të zeza.

Funksioni
Pastrues, Purifikues
Përbërësit
aktivë
AHA , Zink & Fitokompleksi ekskluziv Domus Olea
Përdorimi
çdo ditë
Sale price Lek 1,950.00 Regular price Lek 2,290.00
OSE
Sale
Bestseller
Larës Niacinamide [PRO]
Larës Niacinamide [PRO]

Xhel pastrues me Niacinamide dhe Acid Laktik që pastron, njëtrajtëson tonin dhe redukton papërsosmëritë e lëkurës.

Funksioni
Hidratues, Eksfoliues
Përbërësit
aktivë
Niacinamide, Acid laktik
Përdorimi
çdo ditë
Sale price Lek 1,350.00 Regular price Lek 1,500.00

Gjatë gjidhënies rekomandohet një rutinë e butë me përbërës të sigurt. Këtu do të gjeni produktet e përshtatshme për këtë periudhë.

Ky informacion nuk zëvendëson këshillën mjekësore — konsultohuni gjithmonë me mjekun ose farmacistin tuaj.

Larja

Zgjidhni mes Laresit Oil Control të LaCabine (me acid salicilik 2%) dhe laresit SeboLift të Domus Olea Toscana.