Protokollet Skincare
Kjo faqe është krijuar për t'ju ndihmuar të gjeni më lehtë rutinën e kujdesit që i përshtatet nevojave të lëkurës suaj.
Ju sugjerojmë që të lexoni me kujdes pyetje-përgjigjet më poshtë.
1. Çfarë është një protokoll?
Një protokoll është një rutinë e strukturuar kujdesi për lëkurën, e ndërtuar për të trajtuar një shqetësim specifik si njollat kafe, poret e zgjeruara, rrudhat, dehidratimi apo ndjeshmëria. Çdo protokoll përfshin hapat dhe produktet që punojnë së bashku për të arritur rezultatet më të mira.
2. A duhet ta ndjek protokollin fiks?
Jo. Protokollet janë krijuar si udhëzues praktikë për t’ju ndihmuar të kuptoni se cilat produkte mund t’ju nevojiten, çfarë funksioni kanë dhe si mund të kombinohen me njëri-tjetrin. Nuk është e domosdoshme që çdo protokoll të ndiqet në mënyrë të plotë ose identike, pasi nevojat e lëkurës ndryshojnë nga një person tek tjetri.
Gjithashtu, duke parë se si integrohet secili produkt në një rutinë të plotë, do ta keni më të lehtë të kuptoni rolin e tij dhe të zgjidhni produktet që dëshironi t’i shtoni rutinës suaj aktuale, qofshin një, dy apo më shumë.
Për sugjerime më specifike, ju këshillojmë të na shkruani, në mënyrë që t’ju ndihmojmë të ndërtoni një rutinë të personalizuar.
3. Po nëse e gjej veten tek më shumë se një protokoll?
Kjo është krejt normale. Shumë persona kanë, për shembull, njëkohësisht njolla kafe dhe dehidratim, ose akne dhe pore të zgjeruara. Në këto raste mund të kombinoni produktet nga më shumë se një protokoll për të krijuar një rutinë që i përshtatet më mirë lëkurës suaj.
4. Nuk jam i sigurt cili protokoll më përshtatet.
Nëse keni paqartësi ose dëshironi një rekomandim më të personalizuar, na kontaktoni. Do t'ju ndihmojmë të zgjidhni protokollin dhe produktet më të përshtatshme sipas nevojave të lëkurës suaj.







