Cocoshop (ose Cocomed, siç ka filluar gjithçka) lindi nga pasioni i Antës për kujdesin e lëkurës dhe bukurinë, në një kohë kur ajo ishte studente në vitin e tretë të Mjekësisë së Përgjithshme. Ajo që nisi si një blog informues, me këshilla dhe eksperienca personale, u zhvillua gradualisht në një destinacion të specializuar për produkte kozmetike të përzgjedhura.
Me fokus te cilësia, këshillimi profesional dhe një shërbim i kujdesshëm ndaj klientit, Cocoshop është rritur ndër vite duke ndërtuar një komunitet që na beson çdo ditë. Sot, Anta është mjeke dhe drejtuese e Klinikës së Mjekësisë Estetike ONIA, ndërsa Cocoshop vazhdon të rritet mbi të njëjtat vlera që e frymëzuan që në fillim.
Më poshtë mund të ndiqni momentet kryesore që kanë formësuar rrugëtimin tonë.
Historia jonë
-
27 Qershor 2014
Lind cocomed.al
-
Tetor 2015
Fillojme bashkëpunimin me PuroBIO cosmetics
Porosia e parë ishte vetëm nga një kuti me produkte. Ato u shitën brenda një fundjave, ndaj të hënën na u desh të bënim menjëherë porosinë e radhës.
-
Nëntor 2015
Lançimi i dyqanit tonë të parë online
Ndërtuam një website të mirëfilltë, ku klientët mund të kërkonin produktet dhe të bënin porositë e tyre, edhe pse shumica vazhdonin të preferonin porositë përmes Instagramit 😅
-
Janar 2016
Fillon bashkëpunimi me Biofficina Toscana
Kjo ishte porosia e parë, gjithmonë në shtëpinë e Antës 🤗
-
Shkurt 2016
8 pika shitje në të gjithë Shqiperinë
Ne pritje të hapjes së Cocoshop të parë, filluam bashkëpunimin me disa farmaci dhe dyqane kozmetike
-
17 Prill 2016
Hapet Cocoshop i pare 🎉
Ishtë tek një rruge dytësore pranë Myslym Shyrit, por ishte vetëm fillimi
-
Shtator 2015
Ne panairin SANA në Bologna kemi kontaktin e parë me Domus Olea Toscana
Një nga linjat që jemi super-krenarë të kemi bashkëpunim!
-
Nëntor 2015
Dhe në nëntor bëhemi distributorë ekskluzivë për Shqipërinë!
-
17 Prill 2016
Hapet Cocoshop tek Libri Universitar, dyqani jonë kryesor deri më sot!
-
2020
Covid19 - Vazhdon puna online
Një situatë e vështirë globale, që na bëri të reflektonim mbi mënyrën si punonim dhe ndryshoi rrënjësisht botën e kozmetikës.
-
Tetor 2025
LaCabine - Një linjë e re në Cocoshop
