Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Krem 0.1% Pure Retinol

Sale price Lek 2,500.00 Regular price Lek 2,950.00 15% off

Pure Retinol Cream është një krem anti-age me 0.1% Retinol të kapsuluar, që ndihmon në reduktimin e rrudhave, përmirësimin e teksturës, tonit dhe fortësisë së lëkurës.

Description

Krem fytyre anti-age me efekt rinovues. Ndihmon në përmirësimin gradual të teksturës së lëkurës, rrudhave dhe tonit.

Formula unike me 0.1% Retinol të Pastër të Enkapsuluar, Squalane dhe një mburojë Anti-Pollution ndihmon që që nga aplikimi i parë të rinovojë lëkurën, të përmirësojë teksturën, të njëtrajtësojë tonin dhe të zbusë rrudhat. Falë teknologjisë inovative të enkapsulimit, rrit efektivitetin e retinolit duke përmirësuar njëkohësisht tolerancën e lëkurës ndaj tij.

Rezultati është një lëkurë më e re në pamje, më e lëmuar, më e fortë, me ton të njëtrajtshëm dhe me shenja të plakjes dukshëm më pak të dukshme.

50 ml | Për të gjitha llojet e lëkurës | Përdorim në mbrëmje | Teksturë e butë, kadifeje me përthithje të shpejtë.

Përbërësit funksionalë

0.1% Retinol i kapsuluar – stimulon rigjenerimin qelizor, redukton rrudhat dhe përmirëson teksturën.


Skualan – hidraton dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.


Karnozinë – antioksidant që ndihmon në mbrojtjen nga plakja e parakohshme.


Ekstrakt Manaferre & Algash – mbrojnë lëkurën nga stresi oksidativ.


Anti-Pollution Shield – mbron nga ndotja, rrezet IR dhe drita blu.


Soft-Focus Pearls – zbusin optikisht papërsosmëritë dhe i japin lëkurës një pamje më të lëmuar.

Mënyra e përdorimit


Aplikojeni vetëm në mbrëmje në fytyrë dhe qafë të pastruar. Filloni me 2–3 herë në javë, duke e rritur gradualisht sipas tolerancës së lëkurës.

Një këshillë më tepër


Gjatë ditës përdorni gjithmonë SPF 50+. Për rezultate edhe më të mira, kombinojeni me Pure Retinol Ampoules, por shmangni përdorimin në të njëjtën rutinë me eksfoliantë të fortë (AHA/BHA)

INCI / Ingredients

AQUA (WATER), C10-18 TRIGLYCERIDES, GLYCERIN, SQUALANE, COCO-CAPRYLATE/CAPRATE, CETEARYL NONANOATE, 1,2-HEXANEDIOL, SYNTHETIC FLUORPHLOGOPITE, CARBOMER, CAPRYLIC/CAPRIC TRIGLYCERIDE, CARNOSINE, FOMES OFFICINALIS (MUSHROOM) EXTRACT, GIGARTINA STELLATA EXTRACT, HYDROXYMETHOXYPHENYL DECANONE, SODIUM DILAURAMIDOGLUTAMIDE LYSINE, PANTHENOL, PENTYLENE GLYCOL, CHONDRUS CRISPUS (CARRAGEENAN) EXTRACT, SODIUM GLUCONATE, CAPRYLYL GLYCOL, PARFUM (FRAGRANCE), SODIUM CHLORIDE, GLYCINE SOJA (SOYBEAN) OIL, RETINOL, SODIUM LAURYL SULFOACETATE, SODIUM OLEATE, PROPANEDIOL, SODIUM HYDROXIDE, TAPIOCA STARCH, SODIUM POLYACRYLOYLDIMETHYL TAURATE, HYDROXYACETOPHENONE, SODIUM BENZOATE, POLYSARCOSINE/SODIUM GLUTAMATE/VALINE COPOLYMER, POTASSIUM SORBATE, POLYSORBATE 20, CI 17200 (D&C RED NO.33), PHENETHYL ALCOHOL, VANILLIN, SODIUM OLEOYL SARCOSINATE, TETRAMETHYL ACETYLOCTAHYDRONAPHTHALENES

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë përfitimesh ka Retinoli i Enkapsuluar krahasuar me të tjerët?

Teknologjia jonë e enkapsulimit bën që Retinoli i Pastër i Enkapsuluar të jetë më efektiv, pasi çlirohet gradualisht dhe lejon që përfitimet e tij të veprojnë për një kohë më të gjatë. Në të njëjtën kohë, zvogëlon ndjeshmërinë e tij, duke e bërë më pak irritues për lëkurën.

A mund të kombinoj Retinolin dhe Vitaminën C në rutinën time të përditshme të kujdesit për fytyrën?

Po, rekomandojmë të mos përdoren në të njëjtën kohë, por në momente të ndryshme të ditës. Përdorni Vitaminën C në mëngjes dhe Retinolin në mbrëmje. Është një kombinim shumë i mirë për lëkurën tuaj.

A mund të kombinoj Acidin Salicilik dhe Retinolin në rutinën time të përditshme të kujdesit për fytyrën?

Po, por rekomandojmë të mos përdoren në ditë të njëjta por në momente të ndryshme të ditës për të shmangur irritimet e mundshme.

A mund të përdoret kremi Pure Retinol gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Retinoli është një lloj retinoidi, i cili është derivat i Vitaminës A, prandaj zakonisht nuk rekomandohet përdorimi i tij gjatë shtatzënisë ose gjidhënies.

Këshillohuni me mjekun ose dermatologun tuaj për alternativat që mund të përdorni gjatë kësaj periudhe të veçantë.