Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Ampula Multivitamina

Sale price Lek 1,990.00 Regular price Lek 2,600.00 23% off

Ampula me 11 vitamina që ushqejnë, revitalizojnë dhe mbrojnë lëkurën nga shenjat e moshës. Lëkura duket më e butë, më e fortë dhe me pamje më të shëndetshme.

Description

Multivitamins Ampoules janë ampula multifunksionale të formuluara për të ushqyer, forcuar dhe revitalizuar lëkurën. Formula e tyre ndihmon në përmirësimin e butësisë, elasticitetit dhe pamjes së përgjithshme të lëkurës, duke e mbajtur atë të shëndetshme dhe me vitalitet.

Të pasuruara me një kompleks prej 11 vitaminash, Carnosine dhe Natural Tensor, këto ampula ofrojnë mbrojtje antioksiduese, ndihmojnë në luftimin e shenjave të moshës dhe mbështesin mekanizmat natyralë të rigjenerimit të lëkurës. Tekstura e tyre e lehtë përthithet shpejt, duke e lënë lëkurën më të ushqyer, më të fortë dhe me një pamje të freskët e rrezatuese.

Përbërësit funksionalë

11 vitamina (A, C, E, B3, B5, B6, B7, B1, B2, F) – ushqejnë, rigjenerojnë dhe mbrojnë lëkurën.


Karnozinë – antioksidant që ndihmon në mbrojtjen nga plakja e parakohshme.


Ekstrakt Tërshëre – qetëson dhe zbut lëkurën.


Glicerinë & Biosaccharide Gum-4 – hidratojnë dhe forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës.

Mënyra e përdorimit


Aplikojeni mëngjes dhe/ose mbrëmje në fytyrë dhe qafë të pastruar, përpara kremit hidratues. Një ampulë mund të përdoret për deri në 48 orë pas hapjes

Një këshillë më tepër


Përdoreni si trajtim intensiv kur lëkura duket e lodhur, pa shkëlqim ose e stresuar, për t'i rikthyer energjinë, hidratimin dhe vitalitetin.

INCI / Ingredients

Aqua (Water), Propanediol, Glycerin, Polysorbate 20, Isopropyl Alcohol, Caprylyl Glycol, Retinyl Palmitate, Biosaccharide Gum-4, Carnosine, Biotin, Thiamine HCL, Riboflavin, Panthenol, Pyridoxine HCL, Inositol, Niacinamide, Tocopheryl Acetate, Tocopherol, Linoleic Acid, Linolenic Acid, Sodium Gluconate, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Stearic Acid, 1,2-Hexanediol, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Ascorbyl Palmitate, Hydroxyacetophenone, Sodium Benzoate, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance), Phenethyl Alcohol, Palmitic Acid, Oleic Acid.

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Cila është mënyra e duhur për të ruajtur ampulat Multivitaminë?


Ampulat tona janë gjithmonë të paketuara në qelq , që garanton mbrojtjen e formulës nga rrezet UV, drita dhe oksidimi. Pasi të hapet ampula, rekomandohet përdorimi i saj në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, duke e mbajtur të hapur maksimumi për 48 orë për të ruajtur efektivitetin.

Si mund t’i përfshij ampulat Multivitaminë në rutinën time të kujdesit?

Mund t’i kombinosh pa asnjë problem me produktet e tjera laCabine. Aplikoji në mëngjes dhe në mbrëmje pas pastrimit të fytyrës dhe përpara produkteve të tjera që përdor, si serumi ose kremi hidratues.

A mund të përdoren si gjatë ditës ashtu edhe natën?

Po, ampulat Multivitaminë mund të përdoren si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje.

A mund të kombinohen ampulat Multivitaminë me ampulat e tjera laCabine?

Po, mund të kombinohen me ampula të tjera për të shumëfishuar përfitimet për lëkurën tënde.

A mund të përdoren ampulat Multivitaminë gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Po, janë të përshtatshme për përdorim lokal gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Kujto se lista e plotë e përbërësve (INCI) gjendet në seksionin “Përbërësit”, në rast se dëshiron ta verifikosh me gjinekologun tënd.