Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Serum 5x Pure Hyaluronic

Sale price Lek 2,290.00 Regular price Lek 2,700.00 15% off

Serum me përqendrim të lartë me 5 lloje Acid Hialuronik që hidraton intensivisht dhe zbut vijat e holla. Lëkura duket më e mbushur, elastike dhe e lëmuar.

Description

Serum me përqendrim të lartë i formuluar me 5 lloje Acid Hialuronik me pesha të ndryshme molekulare dhe Ceramide, që siguron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Veprimi i tij ndihmon në zbutjen e vijave të holla dhe rrudhave, duke i dhënë lëkurës një efekt riplotësues, më shumë elasticitet dhe një pamje më të freskët. Ceramidet forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë për më gjatë. Tekstura e lehtë kadifeje përthithet shpejt pa lënë ndjesi yndyrore, duke e lënë lëkurën të hidratuar, të lëmuar dhe me pamje më të shëndetshme.

Përbërësit funksionalë

  • 5 lloje Acid Hialuronik – Hidratojnë në shtresa të ndryshme të lëkurës, ndihmojnë në mbushjen e vijave të holla dhe përmirësojnë elasticitetin.
  • Ceramide NP – Forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe redukton humbjen e lagështisë.
  • Phytosphingosine – Mbështet barrierën natyrale të lëkurës dhe ndihmon në rigjenerimin e saj.
  • Ekstrakt Tërshëre – Qetëson dhe ndihmon në ruajtjen e hidratimit.
  • Vitaminë E (Tocopheryl Acetate) – Ofron mbrojtje antioksiduese dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës.

Mënyra e përdorimit

Pas pastrimit të lëkurës, aplikoni 2–5 pika serum në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën rreth syve. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht dhe më pas aplikoni kremin hidratues. Përdoret çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

INCI / Ingredients

Aqua (Water), Propylene Glycol, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, PEG-12 Dimethicone, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Phytosphingosine, Caprylyl Glycol, Lactic Acid, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate, Hydrogenated Lecithin, Pentylene Glycol, Lecithin, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Sucrose Palmitate, Cholesterol, Sodium Acrylates Copolymer, Glyceryl Linoleate, Oleic Acid, Caprylhydroxamic Acid, Stearic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Citric Acid, Triethylene Glycol, Phenoxyethanol, Potassium Sorbate, Parfum (Fragrance), Phenethyl Alcohol.

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Pse është efektive përdorimi i 5 llojeve të Acidit Hialuronik?

Serumi 5xPure Hyaluronic përmbajn 5 lloje acidesh hialuronike (HA) me peshë molekulare të ndryshme, të cilat hidratojnë në thellësi dhe japin efekt mbushës për lëkurën. Në përgjithësi, acidi hialuronik gjendet vetëm në 5 peshë molekulare, prandaj ne i përdorim të gjitha! Meqenëse qëllimi kryesor i këtij produkti është hidratimi dhe mbushja e rrudhave, ishte e rëndësishme të përfshiheshin acide hialuronike të teknologjisë së lartë dhe performancës së lartë, që veprojnë në shtresa të ndryshme të lëkurës.

A mund të përdoret gjatë ditës dhe natës?

Po, serumi 5xPure Hyaluronic mund të përdoret si gjatë ditës, ashtu edhe natës. Rekomandojmë t’i kombinoni me kremin për fytyrë 5xPure Hyaluronic për të shumëfishuar rezultatet.

A mund ta kombinoj serumin 5xPure Hyaluronic me serume të tjera nga laCabine?

Po,  mund të kombinohet me serume të tjera për të shumëfishuar përfitimet për lëkurën tuaj.

A mund të përdoret serumi 5xPure Hyaluronic gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Po,  përshtatset për përdorim lokal gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Kujtoni se lista e plotë e përbërësve (INCI) gjendet te seksioni “Përbërësit”, në rast se dëshironi ta konsultoni me gjinekologun tuaj.