Blush + Eyeshadow Bundle me super ulje! Shiko këtu
Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Tonik Mist DetoxLift

Sale price Lek 1,650.00 Regular price Lek 1,950.00 15% off

Tonik spray anti-age për lëkurë normale, të thatë dhe mature, që hidraton, tonifikon dhe ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga ndotja mjedisore.

Pickup available at Cocoshop, Libri Universitar

Usually ready in 1 hour

Description

TONIK SPRAY ANTI-AGE me Acid Hialuronik Mikro (2-5 kDa) dhe me peshë molekulare të ulët (8-50 kDa), për LËKURË NORMALE, TË THATË, TË PJEKUR DHE PA TONUS, i përshtatshëm gjithashtu për të luftuar efektet e dëmshme të agjentëve ndotës (grimca të imëta, metale të rënda, etj.), të cilët përkeqësojnë tharjen, rrudhat, mungesën e shkëlqimit, humbjen e tonusit, njollat, inflamacionet dhe aknet.

Me aromë delikate, jep një ndjesi të këndshme freskie dhe hidratimi dhe e lë lëkurën të butë, tonike dhe kadife. I aplikuar pas pastrimit ose gjatë ditës, ndihmon në rikthimin e pH-së iso-epidermike dhe pasuron lëkurën me substanca funksionale me veprim:

HIDRATUES-RIPARUES: Acid Hialuronik me peshë molekulare shumë të ulët dhe të ulët, si dhe substanca hidratuese dhe umektante, të dobishme për të ruajtur gjithmonë nivelin e duhur të hidratimit dhe vitamina për një mbështetje të përditshme anti-age.

ANTIOKSIDANT: Ekstrakte bimore biologjike, të pasura me polifenole që luftojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira.

DETOXIFIKUES-ANTI-NDOTJE: Fitokomplekse dhe molekula aktive me funksione specifike dhe sinergjike:

– Stimulojnë riparimin dhe rigjenerojnë barrierën e dëmtuar të lëkurës, duke penguar depërtimin e agjentëve ndotës dhe duke parandaluar grumbullimin e tyre.

Kelatuese, për të kapur metalet e rënda dhe për të pastruar lëkurën nga substancat toksike.

Antioskiduese Radical Scavengers, për të neutralizuar radikalet e lira të krijuara, përgjegjëse për stresin oksidativ.

Qetësuese dhe kundër skuqjes, për të reduktuar irritimin e shkaktuar, i cili mund të prodhojë radikale të lira.

– Stimulojnë mbrojtjen natyrale të lëkurës.

Përbërësit funksionalë

Fitokomplekse ekskluzive Domus Olea Toscana nga:

  • Gjethet e Ullirit,
  • Rosa Canina,
  • Verbena,
  • Ekstrakte të:
  • Aloe,
  • Echinacea,
  • Koriandër,
  • Taraksak,
  • Oriz i Zi,
  • Jamball (Liquirizia),
  • Acid Hialuronik Mikro dhe me peshë molekulare të ulët
  • Betainë, Sodium PCA, Glicerinë bimore, Mjaltë
  • Vitamina:
  • A,
  • C (2 forma),
  • E,
  • B2/Riboflavinë,
  • B3/PP/Niacinamide,
  • B5/Pantenol,
  • B9/Acid Folik
  • Glutation.

Mënyra e përdorimit

TUNDENI PARA PËRDORIMIT.

Aplikoni 3-5 spërkatje direkt në fytyrë ose në duar dhe më pas shpërndajeni produktin.

Vazhdoni më pas me Siero Booster dhe/ose Crema Viso.

Përsëriteni aplikimin sipas nevojës gjatë ditës, edhe mbi make-up.

KUJDES:

Mos e thithni produktin dhe mbani sytë të mbyllur gjatë nebulizimit.
Shmangni kontaktin direkt me sytë; në rast kontakti shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Një këshillë më tepër

Tonico Mist mund të përdoret gjithashtu për:

• Pasurimin dhe ruajtjen e hidratimit të maskave prej pëlhure ose kremi para dhe gjatë kohës së aplikimit.

• Për një efekt më natyral, më pak “pluhuror” dhe për një qëndrueshmëri më të madhe të MAKE-UP, duke e përdorur mes njërit hap dhe tjetrit dhe pas përfundimit të grimit.

• Për të mbështetur maksimalisht lëkurën para SOLARIT, gjatë ekspozimit në diell, pas dushit dhe para produkteve pas diellit, duke e pasuruar lëkurën me vitamina, kripëra minerale, substanca hidratuese, qetësuese dhe antioksiduese për të parandaluar dëmet nga foto-plakja.

• Për një efekt edhe më të fortë tonifikues dhe freskues, mbajeni në FRIGORIFER.

INCI / Ingredients

INGREDIENTS: Aqua, Aloe Barbadensis Leaf Juice*, Glycerin°, Hyaluronic Acid°°, Olea Europaea Leaf Extract*/**, Rosa Canina Fruit Extract*/***, Lippia Citriodora Leaf Extract*/***, Echinacea Pallida Extract*, Coriandrum Sativum Fruit Extract*, Taraxacum Officinale Root Extract*, Oryza Sativa Extract*, Glycyrrhizia Glabra Root Extract*, Sodium Ascorbyl Phosphate, Sodium PCA, Betaine, Panthenol, Tocopheryl Acetate, Glutathione, Niacinamide, Glyceryl Linoleate, Glyceryl Linolenate, Ascorbic Acid, Mel*, Riboflavin, Folic Acid, Sorbitol, Lecithin, Xanthan gum, Retinyl Palmitate, Phenethyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Parfum, Citric Acid, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Sodium Hydroxide.