Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Ampula Collagen Boost

Sale price Lek 1,990.00 Regular price Lek 2,600.00 23% off

Ampula me Kolagjen të Pastër dhe Tetrapeptide që ndihmojnë në rikthimin e firmësisë dhe elasticitetit të lëkurës. Lëkura duket më e tendosur, më e lëmuar dhe me pamje më të rigjallëruar.

Description

Collagen Boost Ampoules janë ampula të formuluara për të përmirësuar firmësinë dhe elasticitetin e lëkurës. Formula e tyre ndihmon në rikthimin e densitetit të lëkurës, duke e lënë atë më të tendosur, më të lëmuar dhe me pamje më rinore.

Të pasuruara me Kolagjen të Pastër, Tetrapeptide dhe Squalane, këto ampula ndihmojnë në stimulimin e prodhimit natyral të kolagjenit dhe elastinës, ndërsa ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën. Tekstura e lehtë përthithet shpejt, duke ofruar komfort dhe rezultate të dukshme me përdorim të rregullt.

Përbërësit funksionalë

Kolagjen i hidrolizuar – hidraton dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës.


Peptide (Tripeptide-5 & Tetrapeptide) – stimulojnë sintezën e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.


Ekstrakt Acmella Oleracea – ofron efekt lifting dhe përmirëson fortësinë e lëkurës.


Skualan & Karnozinë – hidratojnë, mbrojnë dhe veprojnë si antioksidantë.


Ekstrakt Tërshëre & Biosaccharide Gum-4 – qetësojnë lëkurën dhe ndihmojnë në mbrojtjen nga ndotja.

Mënyra e përdorimit


Shkundeni ampulën dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër, mëngjes dhe mbrëmje, përpara kremit hidratues. Një ampulë mund të përdoret për deri në 48 orë pas hapjes.

Një këshillë më tepër


Për rezultate optimale, përdoreni si trajtim intensiv për të përmirësuar fortësinë e lëkurës dhe kombinojeni me një krem hidratues për të ruajtur elasticitetin dhe hidratimin.

INCI / Ingredients

Aqua (Water), Glycerin, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, Glyceryl Oleate Citrate, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Collagen, Biosaccharide Gum-4, Palmitoyl Tripeptide-5, Carnosine, Acmella Oleracea Extract, Palmitoyl Tetrapeptide-72 Amide, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Sodium Gluconate, Lecithin, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Xanthan Gum, Sodium Acrylates Copolymer, Hydroxyacetophenone, Parfum (Fragrance), Acacia Senegal Gum, Sodium Benzoate.

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Cila është mënyra e duhur për të ruajtur ampulat e mia Collagen Boost?

Ampulat tona janë gjithmonë në qelq , i cili garanton ruajtjen e formulës nga rrezet UV, drita dhe oksidimi. Pasi ampula të jetë hapur, rekomandohet ta përdorni në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, duke e mbajtur të hapur për maksimumi 48 orë për të garantuar efektivitetin e saj.

Si mund t’i përfshij ampulat Collagen Boost në rutinën time?

Mund t’i kombinoni lehtësisht me produktet e tjera laCabine, duke i aplikuar në mëngjes dhe në mbrëmje, gjithmonë pas pastrimit të lëkurës dhe para produkteve të tjera që përdorni, si serumi ose kremi hidratues

A mund të përdoren gjatë ditës dhe natës?

Po, ampulat Collagen Boost mund të përdoren si gjatë ditës, ashtu edhe natës.

Sa kohë duhet të përdoren ampulat Collagen Boost?

Rekomandojmë t’i përdorni për të paktën 30 ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, për rezultate optimale.

A mund t’i kombinoj ampulat Collagen Boost me ampula të tjera nga laCabine?

Po, ato mund të kombinohen me ampula të tjera për të shumëfishuar përfitimet për lëkurën tuaj.

A mund të përdoren ampulat Collagen Boost gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Po, janë të përshtatshme për përdorim lokal gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Kujtoni se lista e plotë e përbërësve (INCI) gjendet te seksioni “Përbërësit”, në rast se dëshironi ta konsultoni me gjinekologun tuaj.