Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Hair Gloss- HYDRA STYLE

Sale price Lek 1,950.00 Regular price Lek 2,300.00 15% off

Xhel ekstra-fluid, jo i yndyrshëm, që i jep shkëlqim flokëve të drejtë dhe me onde. Ideal për flokë të thatë, të hollë dhe të dëmtuar.

Description

Xhel Extra-fluid, me teksturë të lehtë dhe rrëshqitëse, jo të yndyrshme, me aromë delikate dhe magjepsëse, i krijuar për t’i dhënë shkëlqim maksimal flokëve të drejtë dhe me onde, veçanërisht atyre të thatë, pa shkëlqim, të hollë dhe të dëmtuar.

8 Fitokomplekset dhe aminoacidet biomimetike forcojnë fibrën e flokut, ndërsa pH acid lëmon sipërfaqen duke dhënë një EFEKT GLOSS. Polimeret elastike krijojnë një film elastik termombrojtës dhe kundër frizz-it, i cili mbron flokët nga nxehtësia e tharëses dhe pjastres.

I aplikuar në flokë të thatë si Re-Styling, i jep flokut trup dhe shkëlqim të ri pa e rënduar, duke ruajtur butësinë dhe fleksibilitetin.

Një formulë multifunksionale RINDËRTUESE + STYLING + RE-STYLING, unike në llojin e saj:

Gloss aktiv me 2% Acid Glikolik: shkëlqim intensiv dhe i menjëhershëm.

Efekt i fortë kundër frizz-it, stilim më jetëgjatë: flokë të drejtë, të disiplinuar dhe me shkëlqim për më gjatë.

Termombrojtje e padukshme: mbron fibrën nga tharësja dhe piastra duke ruajtur shkëlqimin.

Efekt mëndafshi i ngjashëm me silikonin: flokë të rrjedhshëm, të butë dhe të mëndafshtë në prekje.

Re-styling ultra i lehtë: rigjallëron shkëlqimin dhe fleksibilitetin në ditët pas larjes.

Trajtimi profesional gloss për flokë të drejtë dhe me onde, direkt në shtëpinë tuaj!

 


Përbërësit funksionalë

Acid Glikolik 2%: ndihmon në mbylljen e kutikulave, duke lëmuar sipërfaqen e flokut dhe duke dhënë shkëlqim ekstrem.

Fitokomplekset ekskluzive Domus Olea Toscana nga Gjethet e Ullirit: mbrojnë fibrën nga stresi oksidativ duke luftuar zbehjen;
Hithra: pastruese dhe mëndafshuese;
Rodhja dhe Rozmarina: ndihmojnë në forcimin e flokut duke përmirësuar strukturën dhe shkëlqimin;
Liri, Kërpi, Kungulli: ushqyes, japin elasticitet dhe rezistencë.

Ekstrakt Bambuje: i pasur me silic natyral, ndihmon në forcimin e strukturës së flokut duke i dhënë trup dhe dendësi.

Aminoacide nga Gruri dhe Soja, Arginina, Treonina, Serina: kompleks biomimetik rindërtues dhe termombrojtës që përmirëson forcën, fleksibilitetin dhe butësinë e fibrës së flokut.

Inulina, Betaina, Propanedioli, Fitosqualani, Polimeret elastike termombrojtëse dhe kundër frizz-it: krijojnë një film të lehtë dhe elastik që mbron nga nxehtësia e tharëses dhe pjastres dhe ndihmojnë në luftimin e frizz-it duke lënë flokun fleksibël.

Vitamina B5/Pantenol: hidratues dhe forcues, përmirëson rezistencën, elasticitetin dhe krehshmërinë.

Vitamina C, E: vitamina antioksiduese që ndihmojnë në ruajtjen e shkëlqimit dhe vitalitetit të flokut.

Mënyra e përdorimit

TUNDENI PARA PËRDORIMIT.

Aplikojeni në flokë të lagur dhe të tharë lehtë me peshqir dhe shpërndajeni me një krehër, më pas vazhdoni me tharjen.

Në flokë të thatë, aplikoni një sasi të vogël për të marrë efekt kundër frizz-it dhe ndriçues.

PARALAJMËRIME:

Pas aplikimit shpëlani mirë duart. Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me sytë dhe mukozat; në rast kontakti shpëlajeni me shumë ujë të pastër. Vetëm për përdorim të jashtëm në lëkurë të paprekur. Mos e gëlltisni. Mbajeni larg fëmijëve.

Një këshillë më tepër


Në rast flokësh shumë të thatë, aplikojeni pas Fluidit Termombrojtës Kundër Frizz-it para tharjes dhe mbyllni majat e thata me një prekje të Krem-Vajit Flokë Mëndafshi

INCI / Ingredients

INGREDIENTS:Aqua, Glycolic acid, Inulin, Betaine, Lactic acid, Propanediol°, Panthenol, Sodium hydroxide, Olea europaea leaf extract*/**, Linum usitatissimum seed extract*/**, Cannabis sativa seed extract*/**, Cucurbita maxima seed extract*/**, Bambusa vulgaris leaf extract*,  Hydroxypropyl guar hydroxypropyltrimonium chloride, Guar hydroxypropyltrimonium chloride, Citric acid, Hydroxypropyl guar, Coco-caprylate, Pullulan, Urtica dioica extract*/**, Rosmarinus officinalis leaf extract*/**, Arctium lappa root extract*/**, Squalane°, Wheat amino acids, Soy amino acids, Serine, Arginine HCl, Threonine, Hydrogenated ethylhexyl olivate, Dicaprylyl ether, Decyl glucoside, Glyceryl oleate, Hydrogenated olive oil unsaponifiables, Tocopheryl acetate, Ascorbic acid, Parfum, Glycerin°, Benzyl alcohol, Sodium benzoate, Benzoic acid, Potassium sorbate, Sodium phytate.