Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Tonik spray volumizues – Undici

Sale price Lek 1,360.00 Regular price Lek 1,600.00 15% off

Tonik ristrukturues volumizues për flokët

Description

Mbrojtje + Shkëlqim për të gjitha llojet e flokëve
Ngritje e flokëve në rrënjë
Forcë dhe volum për flokë të hollë dhe të rralluar

Tonik ristrukturues për flokët me nebulizim të imët dhe me veprim të dyfishtë:

  1. Ndihmon në forcimin dhe mbrojtjen e flokut, duke i dhënë trup dhe shkëlqim;
  2. I jep flokëve një ndjesi të këndshme lehtësie dhe më shumë volum.

Ideal për TË GJITHA LLOJET E FLOKËVE, veçanërisht për flokë TË HOLLË, QË KANË HUMBUR DENSITETIN, ME TENDENCË PËR RRALLIM.



Përbërësit funksionalë

Fitokomplekse ekskluzive Domus Olea Toscana nga:
Gjethet e Ullirit: kundër radikaleve të lira, luftojnë oksidimin dhe zbehjen e flokut të shkaktuar nga faktorët e jashtëm;
Helichrysum, Kamomil, Kalendulë: qetësuese, kundër kruajtjes, riekuilibruese;
Hithra: kundër rënies së flokëve, rregulluese e sebumit, forcuese dhe zbutëse;
Rodhe, Rozmarinë: tonifikuese për skalpin, stimuluese për rritjen, kundër zbokthit, i japin trup dhe shkëlqim flokut;
Gështenja: astringjente, ndihmon në mbylljen e luspeve të flokut me efekt shkëlqyes;
Qiparisi: antimikrobik;
Liri, Kërpi, Kungulli: të pasura me acide yndyrore esenciale, mbrojnë flokun duke e bërë më elastik, të butë dhe të kondicionuar;

  • Proteina Gruri dhe Orizi, Argininë, Acid Glutamik, Serinë, Alaninë, Cistinën, Acid Aspartik, Treoninë, Leucinë, Prolinë, Valinë: stimulojnë rritjen e flokëve të fortë, elastikë dhe rezistentë ndaj thyerjes, ndihmojnë në ristrukturimin e fibrës së flokut duke i dhënë më shumë trashësi;
  • Aloe, Gështenjë (frut), Pantenol, Inulinë, Betainë, Glicerinë bimore, Mjaltë, Fraksion i pasaponifikueshëm i Ullirit: hidratues dhe mbrojtës, zbutës dhe shkëlqyes;
  • Vitamina C, E: antioksidantë, kundër radikaleve të lira;
  • B3/PP/Niacinamide: qetësuese, rregulluese e sebumit, thelbësore për metabolizmin e folikulit të flokut.

Mënyra e përdorimit

Tundeni para përdorimit. Shmangni kontaktin direkt me sytë. Aplikohet si produkti i fundit para tharjes:

PËR NGRITJEN E FLOKËVE NË RRËNJË: shpërndani 1-2 spërkatje produkti në duar dhe, me kokën poshtë, futuni midis flokëve të lagur dhe masazhoni rrënjët.

PËR T’I DHËNË STRUKTURË FLOKËVE: spërkateni në flokë të lagur dhe të krehur me kokën poshtë, duke i fërkuar dhe lëvizur flokët me duar për të krijuar një strukturë më të ajrosur. Thajini me difuzor me temperaturë të vakët dhe shpejtësi mesatare, gjithmonë me kokën poshtë.

SI FINISH OSE SIPAS NEVOJËS: spërkatni 1-2 herë mbi flokët e thatë dhe masazhojini.

INCI / Ingredients

INGREDIENTS: Aqua, Glycerin°, Aloe barbadensis leaf juice*, Panthenol, Olea europaea leaf extract*/**, Inulin, Betaine, Hydrolyzed walnut extract, Hydrogenated ethylhexyl olivate, Linum usitatissimum seed extract*/***, Cannabis sativa seed extract*/***, Hydrogenated olive oil unsaponifiables, Cucurbita maxima seed extract*/***, Helichrysum italicum extract*/**, Urtica dioica extract*/**, Chamomilla recutita flower extract*/***, Calendula officinalis flower extract*/***, Arctium lappa root extract*/***, Rosmarinus officinalis leaf extract*/***, Castanea sativa bark extract*/***, Cupressus sempervirens leaf/stem extract*/***, Hydrolyzed chestnut extract*, Hydrolyzed wheat protein, Hydrolyzed rice protein, Mel*, Tocopheryl acetate, Ascorbyl palmitate, Arginine, Serine, Alanine, Cystine, Aspartic acid, Threonine, Leucine, Glutamic acid, Proline, Valine, Niacinamide, Parfum, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Ascorbic acid, Citric Acid, Sodium benzoate, Potassium sorbate, Sodium hydroxide.