Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Shampo e thatë rivitalizuese- Dry shampoo

Sale price Lek 1,450.00 Regular price Lek 1,700.00 15% off

Shampo e thatë me spirulinë organike që freskon flokët pa ujë. Thith yndyrën e tepërt dhe rikthen menjëherë volumin dhe gjallërinë e flokëve.

Description

Shampo e thatë revitalizuese që freskon flokët në vetëm pak minuta, pa pasur nevojë për ujë. Formula me spirulinë organike toskane, niseshte orizi, niseshte misri dhe kaolin thith yndyrën e tepërt nga rrënjët, ndërsa pastron butësisht dhe rikthen volumin natyral të flokëve. Flokët duken më të pastër, më të freskët dhe me më shumë shkëlqim, pa rënduar skalpin.

Përbërësit funksionalë

Spirulinë organike – e pasur me vitamina, aminoacide dhe minerale, ndihmon në rigjallërimin dhe shkëlqimin e flokëve.

Niseshte orizi – thith yndyrën e tepërt dhe ndihmon në freskimin e flokëve.

Niseshte me veti absorbuese – ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt nga rrënjët.

Niseshte misri – ndihmon në absorbimin e sebumit dhe qetëson skalpin.

Ekstrakt kamomili – ka veti qetësuese dhe zbutëse për skalpin.

Mënyra e përdorimit

Aplikojeni në skalp dhe flokë të thatë. Lëreni të veprojë për 2–3 minuta, masazhojeni lehtë dhe më pas hiqni mbetjet me krëhër ose me ajrin e tharëses. Nuk shpëlahet. Nuk zëvendëson larjen e zakonshme të flokëve.

INCI / Ingredients

Oryza Sativa Starch, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Zea Mays Starch, Parfum, Calcium Pantothenate, Spirulina Platensis Powder*, Chamomilla Recutita Flower Extract, Maltodextrin.