Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Serum Anti-Aging Reviving Elixir

Sale price Lek 2,290.00 Regular price Lek 2,700.00 15% off

Serum me përqendrim të lartë që ndihmon në reduktimin e rrudhave, njollave dhe mungesës së shkëlqimit.

Description

Anti-Aging Reviving Elixir Serum është një serum me përqendrim të lartë, i krijuar për të luftuar shenjat kryesore të moshës si rrudhat, njollat dhe mungesa e shkëlqimit. Formula ndihmon në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, përmirëson elasticitetin dhe e lë lëkurën më të fortë, më uniforme dhe me pamje më vitale.

I pasuruar me Snow Algae, Probiotikë, Swertiamarin, Algë të Kuqe Detare dhe Carnosine, ai ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, forcon barrierën mbrojtëse dhe përmirëson dukshëm pamjen e lëkurës mature. Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe është ideale për përdorim të përditshëm.

Përbërësit funksionalë

  • Snow Algae (Pluhur Algash të Bardha) – Ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit.
  • Ekstrakt Lule Margarite (Bellis Perennis) – Ndihmon në reduktimin e njollave të errëta dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës.
  • Probiotikë (Lactococcus Ferment Lysate) – Forcojnë barrierën mbrojtëse dhe ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës.
  • Swertiamarin (Swertia Chirata Extract) – Ndihmon në stimulimin e rigjenerimit të lëkurës dhe përmirësimin e firmësisë.
  • Alga të Kuqe Deti (Porphyridium Cruentum Extract) – Hidratojnë dhe ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga stresi oksidativ.
  • Karnozinë – Ofron mbrojtje antioksiduese dhe ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës.

Mënyra e përdorimit

Pas pastrimit të lëkurës, aplikoni 2–5 pika serum në fytyrë dhe qafë, duke shmangur zonën rreth syve. Masazhojeni derisa të përthithet plotësisht dhe më pas aplikoni kremin hidratues. Përdoret çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

INCI / Ingredients

Aqua (Water), Glycerin, Butylene Glycol, Lactococcus Ferment Lysate, Maltodextrin, 1,2-Hexanediol, Bellis Perennis (Daisy) Flower Extract, PEG-12 Dimethicone, Swertia Chirata Extract, Porphyridium Cruentum Extract, Carnosine, Alteromonas Ferment Extract, Coenochloris Signiensis Extract (Xanthophyll), Melissa Officinalis Leaf Extract, Lactic Acid, Lecithin, Sodium Gluconate, Parfum (Fragrance), Sodium Chloride, Acacia Senegal Gum, Xanthan Gum, Pullulan, Hydroxypropyl Methylcellulose, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, T-Butyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Disodium Phosphate, Alcohol Denat., Sodium Benzoate, Phenethyl Alcohol.

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Si mund ta përfshij serumin Anti-Aging Reviving Elixir në rutinën time?

Mund ta kombinoni lehtësisht me produktet e tjera të laCabine, duke i aplikuar në mëngjes dhe në mbrëmje, gjithmonë pas pastrimit të fytyrës dhe para produkteve të tjera si serumi ose kremi hidratues.

A mund të përdoret në mëngjes dhe në mbrëmje?

Po, serumi Anti-Aging Reviving Elixir mund të përdoret si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje.

Për sa kohë duhet të përdoret serumi Anti-Aging Reviving Elixir?

Rekomandohet përdorimi  për të paktën 30 ditë, me aplikim në mëngjes dhe në mbrëmje, për rezultate optimale.

A mund ta kombinoj serumin Anti-Aging Reviving Elixir me produktet e tjera të laCabine?

Po, mund të kombinohet me produkte të tjera për të shumëfishuar përfitimet që ofrojnë për lëkurën tuaj.

A mund të përdoret serumi Anti-Aging Reviving Elixir gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies?

Po, përshtatet për përdorim lokalgjatë shtatzënisë dhe gjidhënies.
Mos harroni që përbërësit e plotë (INCI) i gjeni në seksionin “Përbërësit”, në rast se dëshironi t’i shqyrtoni bashkë me gjinekologun tuaj.