Transport FALAS për porosi mbi 6900L
NEW! Mascara Waterproof you will love! Shikoje këtu
Sale

Ampula VIT-C

Sale price Lek 1,990.00 Regular price Lek 2,600.00 23% off

Ampula me Vitaminë C që ndriçojnë dhe hidratojnë lëkurën. Lëkura duket më e freskët dhe me më shumë shkëlqim.

Description

Vit-C Ampoules janë ampula me përqendrim të lartë të Vitaminës C, të krijuara për t'i dhënë lëkurës më shumë shkëlqim, hidratim dhe vitalitet. Formula e tyre ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe e lë atë më të freskët e rrezatuese që në aplikimet e para.

Të pasuruara me Vitaminë C, Proteoglikane dhe Glikopolimere, këto ampula ofrojnë mbrojtje antioksiduese, ndihmojnë në hidratimin e lëkurës dhe përmirësojnë elasticitetin e saj. Tekstura e lehtë, pa parfum dhe me përthithje të shpejtë, e lë lëkurën të lëmuar, të hidratuar dhe gati për rutinën e përditshme.

Përbërësit funksionalë

Vitamina C – ndriçon lëkurën, vepron si antioksidant dhe ndihmon në zbehjen e njollave.


Proteoglikanë – hidratojnë dhe përmirësojnë elasticitetin e lëkurës.


Glikopolimerë – ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe mbrojnë barrierën e lëkurës.


Acid Hialuronik & Vitamina E – hidratojnë, zbusin dhe mbrojnë lëkurën nga stresi oksidativ.

Mënyra e përdorimit


Aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër, mëngjes dhe/ose mbrëmje, përpara kremit hidratues. Një ampulë përdoret për 1–2 aplikime dhe rekomandohet të konsumohet brenda 24 orëve pas hapjes.

Një këshillë më tepër

Përdoreni në mëngjes, së bashku me SPF, për të përfituar maksimalisht nga veprimi antioksidant dhe ndriçues i Vitaminës C. Nëse përdorni edhe retinol, aplikojeni Vitaminën C në mëngjes dhe retinolin në mbrëmje.

INCI / Ingredients

Aqua (Water), Propylene Glycol, Glycerin, Ascorbyl Glucoside, Sodium Hyaluronate, Kappaphycus Alvarezii Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Glycosaminoglycans, Lecithin, Polyacrylate-13, Xanthan Gum, Polyisobutene, Sodium Acrylates Copolymer, Carbomer, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Triethanolamine, Benzoic Acid, Triethylene Glycol, Phenoxyethanol, Dehydroacetic Acid, Phenethyl Alcohol.

FAQ

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë forme të Vitaminës C përmbajnë?

Ampulat Vit-C përmbajnë Ascorbyl Glucoside. Kjo formë e Vitaminës C shndërrohet në Vitaminë C të pastër sapo bie në kontakt me qelizat e lëkurës, duke ofruar të gjitha përfitimet e Vitaminës C të pastër pa rrezikun e oksidimit apo ndjeshmërisë ndaj dritës.

A mund të kombinoj Vitaminën C dhe Retinolin në rutinën time të përditshme të kujdesit për fytyrën?

Po, rekomandohet të mos përdoren në të njëjtën kohë, por në momente të ndryshme të ditës. Përdor Vitaminën C në mëngjes dhe Retinolin në mbrëmje — një kombinim perfekt për kujdesin e lëkurës!

A mund të përdor ampulat Vit-C në verë?

A mund të përdor ampulat Vit-C në verë?

Po, Vitaminë C është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat e lëkurës nga rrezatimi diellor, eliminon radikalet e lira dhe parandalon hiperpigmentimin. Është përbërësi ideal për kujdesin e përditshëm të lëkurës gjatë verës. Nëse ekspozohesh në diell, aplikoji në mbrëmje për të riparuar dëmet e ditës. Për përdorim të zakonshëm, aplikoji në mëngjes, përpara kremit të ditës, në fytyrë, qafë dhe dekolte.

A mund të më dalin pika të zeza nëse përdor shumë ampula Vit-C ?

Pikat e zeza shkaktohen nga poret e bllokuara për shkak të yndyrës së tepërt dhe papastërtive të grumbulluara (zakonisht te lëkurat miks ose të yndyrshme). Për t’i shmangur, është e rëndësishme të kesh një rutinë të mirë pastrimi të fytyrës dhe të përdorësh një eksfoliant 1-2 herë në javë për pastrim të thellë.

Cila është mënyra e duhur për të ruajtur ampulat Vit-C?

Ampulat tona janë të paketuara në qelq  që mbron formulën nga rrezet UV, drita dhe oksidimi. Pasi të hapet ampula, rekomandohet përdorimi i saj në mëngjes dhe/ose në mbrëmje, duke e mbajtur të hapur maksimumi për 48 orë për të garantuar efektivitetin.