Përshëndetje, une jam Anta, themeluesja e Cocomed dhe Cocoshop!
Cocoshop eshte nje rrjet dyqanesh ku tregëtohen produkte kozmetike italiane, të çertifikuara organike. Një sipërmarrje e re, e nisur në një moshë shumë të vogël rreth 4 vite më parë, vetëm nga dëshira dhe pasioni mbi lekurën, shëndetin e saj dhe të bukurën. Cocoshop lindi si një degëzim i blogut tim personal Cocomed, një hapesire online ku ndaja keshilla mbi perkujdesjen ndaj lëkurës me produkte organike. Ate periudhë isha vetëm nje studente qe po diplomohej ne mjekësi të përgjithshme, sot e diplomuar dhe specializuar në fushën e mjekësisë estetike, pa e ditur se pasioni im do të më sillte këtu ku jam.
Cocoshop ofron një gamë të gjerë produktesh për kujdesin e fytyres, flokëve dhe të trupit. Dy nga linjat më të njohura të kozmetikës organike italiane mund t’i gjeni tek ne: Biofficina Toscana dhe Domus Olea Toscana. Sigurisht nuk mund të mungonte dhe një linjë makeup organik, PuroBIO cosmetics me performancë të lartë dhe identike me makeup sintetik, por pa asnje përbërës të dëmshëm për lëkurën!
Cocoshop operon prej 4 vitesh në Shqipëri, me dyqanin kryesor në Tiranë, pranë Librit Universitar. Produktet tona mund t’i gjeni edhe në disa farmaci dhe dyqane të tjera kozmetike nëpër qytete si Durrësi, Saranda, Elbasani dhe Shkodra. Duke qënë se lindi si një dyqan online, Cocoshop e ofron ende këtë mënyre të bleri! Ëebsite jone www.cocomed.al eshte nje e-shop nëpërmjet të cilit ju mund të bëni blerje nga çdo vend i botës!
Prej pak kohësh, na gjeni edhe në Kosovë, në qytetin e Prishtinës. Cocoshop ndodhet ne rrugen Qamil Hoxha, përballë restorant Pishat.
Cocoshop beson fort se përkushtimi dhe mundësimi i një shërbimi ndaj klientëve të një standardi të lartë na ka ndihmuar të rritemi! Faleminderit që na keni mbështetur prej dites së parë në ëndrrën tonë, dhe na ndiqni perdite në këtë rrugëtim!
Nëse dëshironi të dini më shumë për produktet tona, ofertat, giveaëays na ndiqni edhe ne Facebook: Cocomed dhe Instagram në: @cocomed. al dhe @cocomed.kosova