Cocomed | Të ftuar tek PuroBIO!
Photo 25-06-16 18 36 55 (1)

Të ftuar tek PuroBIO!


  • 03 Jul


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Të ndjekësh një ëndërr në Shqipërinë tonë të vogël nuk është e thjeshtë. Nje enderr, keshtu ka qënë edhe rrugëtimi im me Cocomed, prej 1 vit e 4 muaj, prej artikujve të parë në blog, ku flitej per kujdesin ndaj lekurës me produkte që na ka falur natyra, dhe kur për hir të së vërtetës, lexuesit ishin shumë të limituar. Megjithatë une vazhdova përpara, sepse e dija që ndjekësit nuk do të vinin menjëhere, dhe ashtu ndodhi. Dhe mbi të gjitha, sa goca të reja kam njohur gjatë kësaj periudhe, shumë prej të cilave janë bërë mikesha të miat. Dhe shumë prej tyre kanë ndryshuar plotësisht rutinën e kujdesit për lëkurën, duke përdorur produkte plotësisht biologjike. Nuk ka ndjesi më të bukur se kjo.

Prej fillimit nuk kisha ndërmend ta lija me aq, nuk doja që Cocomed të ishte vetëm një blog, doja të ishte një pike referimi për biologjiken në Shqipëri. Me hapa të vegjël dhe me shumë pune, Cocomed prezantoi PuroBIO cosmetics neëfillim dhe Biofficina Toscana më vonë. Sot do të ndaj me ju emocionet e mia gjatë një vizite ne zyrat qëndrore të PuroBIO cosmetics në Noci të Italisë.

Ishte një ditë e mbushur plot me emocione të bukura për mua. Pata rastin të shikoja nga afer evoluimin e një kompanie të re në treg, por me një dashuri shumë te madhe për natyralen, duke u munduar ta shfrytezojë atë në çdo grimcë të saj për të ofruar produkte kozmetike, që shumë kompani të tjera përdorin lloj-lloj elementësh të dëmshëm për lekurën tonë. Është privilegj për ne të bashkëpunojmë me një kompani si PuroBIO, që vetëm në dy vite ka bërë të flitet shumë për të në Itali, Shqipëri dhe vende të tjera.

Photo 25-06-16 16 44 22 (1)

Por jo vetëm kaq, pata fatin të shikoja produktet e reja qe do dalin në shtator të këtij viti, dhe ju siguroj që do ju pëlqejnë shuuumë. Më treguan edhe produktet që ishin ende në fazen projektuese, ku ende po bëheshin teste dhe prova. Një emocion kur bisedon me njerëz për ide, vizione dhe thurr plane për të ardhmen, të cilat do ua zbuloj shumë shpejt!

Unë e kisha një ëndërr. Të sillja frymën e biologjikes në Shqipëri, dhe sot numërojmë 15 pika shitjeje në disa nga qytetet më kryesore të Shqipërise. Nje punë qe e kemi realizuar me vullnet dhe pasion, por nuk do te ndalemi ketu. Lëkura jonë meriton më të mirën, ka ardhur koha që edhe në Shqipërinë tonë të vogël ta kuptojnë këtë. Ende më kujtohen fjalet e Drejtorit të Përgjithshëm të PuroBIO cosmetics: “Shoh tek ty Anta të njëjtin entuziazëm qe kisha unë kur krijova PuroBIO, dhe për këtë më bëhet shumë qejfi.” Dhe entuziazmi i Cocomed nuk do të ndalet. Është vetëm fillimi! :)

Photo 25-06-16 18 36 55 (1)

Photo 25-06-16 17 46 22

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments