Cocomed | Si t’i bejme qerpiket te duken me voluminoze?
Woman applying mascara on eyelashes

Si t’i bejme qerpiket te duken me voluminoze?


  • 12 Nov


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Ne qofte se dikush do te me pyeste cilat jane 3 produktet kozmetike pa te cilat nuk do te jetoja dot, pergjigjia ime do te ishte: kremi hidratues, buzekuqi dhe…rimeli! Po, po, rimeli! E keni vene re cdo mengjes kur beheni gati per te dal nga shtepia nese vendosni vetem rimel ndiheni te plotesuara? Syri duket me i madh dhe veshtrimi me i plote e i sigurte sikur je gati per te pushtuar boten.

Sot mendova t’ju jepja disa keshilla te vogla se si te arrini te keni qerpike perfekt dhe voluminoz.

1. Ju duhet nje kthyese qerpikesh. Ajo pervecse do ju ndihmoj te keni qerpike me te harkuar pergjate gjithe dites,  gjithashtu i ben ata me te bindur ne drejtimin qe ti deshiron.

124A801C-47CB-4F05-BC0D-3B59C1091D82

2. Perdorni pak puder perpara se te aplikoni rimelin tuaj te preferuar! Ky eshte nje trik qe une e kam zbuluar shume vone, por eshte shume i njohur. Mund te perdorni loose powder e cila eshte transparente. Me nje furce sysh e aplikoni ne qerpike. Pudra do te siguroj qerpike me te gjate e me te trashe pa patur nevoje te kaloni shume shtresa rimeli.

primer-in-polvere (1)A9187425-6469-4412-BE8B-22639D104927

3. Momenti i se vertetes: Rradha e rimelit. Tani jemi ne hapin final,eshte momenti per te vendosur rimelin tuaj te preferuar.Ne foto eshte vendosur Rimeli Glourious i PuroBIOcosmetics, te cilit i eshte permiresuar formula dhe po pelqehet shume :)

 

Dhe ja ku eshte rezultati final. Mund te aplikoni edhe dy shtresa rimeli, per te dhene nje efekt me dramatik.

glorious

63EFD8D4-EDA5-4033-90B7-BDC3E3825682

Po e mbyll artikullin me nje fotografi para dhe pas per t’ju treguar fuqine qe ka rimeli per te ndryshuar pamjen tuaj :)

Enlight80(1)

 

Po ti, cfare sekreti ke qe qerpiket te te duken me voluminoz? Na shkruani ne komente.

Anta

Fotografite: Sara Karaj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments