Cocomed | Si të pastrojmë fytyrën?
Beautiful woman cleaning face by cotton pad

Si të pastrojmë fytyrën?


  • 09 May


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Nuk ka rendesi se sa e lodhur ndihesh ne fund te dites. Te pastrosh fytyren eshte sherbimi me bazik qe duhet t’i bejme lekures per ta patur ate te shendetshme dhe te bukur. Shpesh kete gjest, pra pastrimin e fytyres ne mbremje shume e nenvleresojne, por ky eshte hap shume i rendesishem pasi largon nga lekura jone: make up-in e dites, pluhurin, toksinat qe bllokojne poret dhe nuk lejojne lekuren te marr fryme e te rigjenerohet gjate nates.

Sot dua t’ju shpjegoj te gjitha pikat kyce per pastrimin e make up dhe lekures ne thellesi.

  1. Filloni me syte.

Perpara se te pastrojme fytyren duhet ne fillim te heqim make up-in nga syte dhe buzet. Per kete na duhet nje pastrues i mire kryesisht me konsistence vajore pasi arrin te heqi dhe ato produkte rezistente ndaj ujit. Zona rreth syve eshte me delikate se pjesa tjeter e lekures, ndaj kujdesuni qe solucionet lares qe vendosni ne kete pjese te jene po ashtu delikate. Mire eshte qe me ane te nje pambuku ta hiqni make up-in dhe ne zonen e qepallave dhe poshte syve ne menyre qe ne mengjes te mos ndiheni nje panda ahahha.

2. Pastroni fytyren

Pasi kemi pastruar syte, me nje pambuk te paster fillojme e heqim gjithe papastertite nga lekura. E pastrojme lekuren me pambuk aq here sa ai te jete plotesisht pa mbetje pluhuri ose make up-i.

3. Po tonik a duhet te perdor pasi kam pastruar fytyren?

Perdorimi i tonikut nuk eshte domosdoshmeri, por nese gjeni nje produkt qe mund te sherbeje edhe si lares edhe si tonik do te ishte e perkryer :)

4. Mos harroni hidratuesin ose serumin tuaj

Mos lejoni te kaloj me shume se 3 minuta pas pastrimit te lekures per te vendosur serumin ose kremin tuaj hidratues pasi keshtu lekura do te thahet se tepermi. Kremi hidratues ose nje serum rivendosin balancat hidrike te lekures .

Si t’i zgjedhim produktet e duhura per pastrimin e fytyres?

Cdo produkt qe vendosim ne fytyre duhet te jete i pershtatshem per tipin tone te lekures.

E dyta mesoni te lexoni INCI-n dhe shmangni produkte me kimikate qe jua irritojne se tepermi lekuren.

Me poshte po ju sugjeroj disa laresa fytyre me perberje 100% natyrale. 

Laresat Bifazik:

Per mendimin tim, laresat bifazik jane zbulimi me i madh ne kozmetike, e sidomos kur keta kane permbajtje teresisht bimore. Laresat Bifazike kane permbajtje uji e vaji qe edhe pasrojne make up-in e lekuren ne thellesi, por ta lene  ate shume te hidratuar e te bute. Dhe me e rendesishmja per ju pertacet: Nuk ka nevoje te shpelahet.

 makeup-remover-2Laresi Bifazik i PuroBIO: eshte i pasur ne leng molle, vitamina E, enzima dhe acide vitale. Vajerat si ai i lulediellit dhe i kastorit qe ka ne perberje sigurojne nje heqje perfekte te make up dhe ta lene lekuren shume te hidratuar e te ushqyer. Pershtatet me cdo tip lekure qe nga ato me te thata, e deri ne lekurat e yndyrshme e shume delikate.

A4C10-latte_tonico_bifasico-200

Qumeshti Tonik Bifazik i Biofficina Toscana: Nje produkt qe me nje levizje te vetme, mbulon funksionet e laresit dhe tonikut, per nje larje ditore te fytyres. Faza vajore heq make-up ne menyre efektive, ndersa hidrolatet e lule-misrit dhe kamomilit zbutin dhe tonifikojne lekuren. E le fytyren shume te hidratuar dhe te ndricuar. Eshte i pershtatshem per lekurat me te ndjeshme dhe delikate dhe gjithashtu per zonen rreth syve.

 

A4C47-acqua_micellare_ai_frutti_rossi-200

Uji micelar i Biofficina Toscana: I pasur me Rubiox®, nje ektrakt i frutave te kuqe i patentuar nga Biofficina Toscana, ka fuqi antioksidante shume te larta. Nese lekura juaj eshte shume delikate dhe irritohet shume shume lehte, ky eshte laresi qe ben per ju. Perse? Sepse nuk permbajne alkol, por kane tensioaktive biologjik qe rrjedhin nga:

Vaji i Ullirit me vitamine E dhe omega 9 qe zbusin fytyren.

Vaj Bajamesh: Hidratues dhe elasticizues

Vaj Pambuku me vitame E me fuqi antioksidante.

 

A1A01-detergente_delicato-500

Laresi Delikat me ph 5 i Biofficina Toscana: Nje produkt qe mund te perdoret nga cdo tip lekure. Fytyrat e yndyrshme i lan mire pa i lene te thata me shume sec duhet. Lekuren e thate e le te hidratuar e ushqyer. Vaji i Kalendules, kamomilit dhe koperi ne perberje jane nje perzierje qe e perkedhelin fytyren.

Une personalisht kam lekure mikse dhe pernate prej shume muajsh perdor Laresin Bifazik te PuroBIO per te hequr make up dhe pastaj e laj dhe me detergjentin delikat me ph 5. Por mund te perdoret shume mire edhe vetem njeri prej te dyve.

 

Te gjitha sugjerimet e laresave me larte jane produkte 100% natyrale dhe shume delikat me lekuren e fytyres. Duhet t’i kushtoni shume rendesi pastruesit te duhur, pasi ai ben punen me te rendesishme per fytyren tuaj. Zgjidhni produkte BIOLOGJIKE! PA SILIKONE, PA PARABENE, PA PETROLATE, PEG, SLS, SLES dhe NGJYRUES.

Shpresoj t’ju kem ndihmuar sado pak…dhe mos harroni nese jeni ende me make up ne fytyre pasi te keni lexuar postimin, shkoni shpejt pastrohuni :)

Perqafime Anta.

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments