Cocomed | Si të nxitim metabolizmin e lëkurës?
Portrait of a young woman wearing a facial mask holding a slice of avocado

Si të nxitim metabolizmin e lëkurës?


  • 24 May


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Kur permendet fjala metabolizëm, besoj se të gjithëve ju shkon mendja tek ushqimi. Pa dashje, ne e lidhim gjithmonë metabolizmin me të ushqyerin, e sidomos me tretjen. Por duhet të dimë se metabolizmi qelizor përfshin atë tërësi reaksionesh kimike që e mbajnë një organizëm ose një qelizë në jetë. Ka dy procese që përbëjnë metabolizmin:

  1. Anabolizëm- sinteza e të gjithë përbërësve që i duhen qelizes.
  2. Katabolizëm- prishja, degradimi i këtyre përbërësve.

Cfarë është metabolizmi i lëkurës?

Sot unë zgjodha të flas për proceset anabolike që ndodhin në lëkurë, pasi vetëm duke i kuptuar gjërat në thelb ju mund të bëheni te ndërgjegjshëm përse është e rëndësishme të zgjedhim kozmetikë natyrale. Kur ne aplikojmë një vaj natyral në lëkurë të pasur në acide yndyrore, ne plotësojmë dhe nevojat që ka lëkura. Qelizat e lëkures prodhojnë dy proteina kryesore: elastinën dhe kolagjenin, të cilët pergjigjen për elasticitetin e lëkurës dhe që ajo te duket gjithnjë e re. Kur ne shtojmë vajra natyralë në lëkurë ne e ndihmojmë dhe e nxitim atë që të prodhoj më shumë kolagjen dhe elastinë.

Cfarë kanë kaq të vecantë produktet natyrale për lëkurën?

Vajërat natyralë, gjalpet bimorë janë produkte që perdoren si lëndë e parë në prodhimin e kozmetikës natyrale. Ata kanë në përmbajtje aminoacide të cilat janë të rëndësishme për të rindërtuar shtresat proteinike të lekurës dhe ta rigjenerojnë atë. Shumë më ndryshe është puna kur kthehemi tek kozmetika e mbushur me kimikate. Kremërat, larësat, serumet. Ata nuk kanë asnjë përbërës aktiv që të rigjenerojnë lekurën. Silikonet ose Parafina (Vazelina) qe ata kanë si përbërës kryesor nuk kanë asnjë funksion mbi elastinën ose kolagjenin. Kimikatet nuk bëjnë asgjë tjetër vecse veshin lëkuren me një cipë plastike duke e bërë atë të duket më e lëmuar dhe e shkëlqyer,por që ndërkohë vetem sa mbyllin poret.

Tregohuni gjithnjë të kujdesshme kur bleni një produkt kozmetik. Mos u tërhiqni nga emri i firmës prodhuese, apo cmimi i lartë. Jo cdo gjë që shkëlqen është flori. Duhet të dimë të zgjedhim më të mirën për lekurën dhe shëndetin tonë. Nuk është asnjeherë vonë për të ndryshuar mënyrën e të kujdesurit ndaj vetes. Asnjeherë mos harroni të kontrolloni etiketat, të shmangni të gjithë kimikatet që zgjidhni të vendosni në lëkurë. Sa më larg Silikoneve, Parabeneve, PEG, Sulfateve dhe fragrancave jo natyrale.

Shpresoj t’ju ketë pëlqyer ky artikull, mos hezitoni të më shkruani për pyetjet tuaja.

Anta :)

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments