Cocomed | Si te kujdesemi per floket ne dimer?
How To Take Care Of Your Hair In Winter

Si te kujdesemi per floket ne dimer?


  • 09 Nov


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Dimri eshte nje periudhe e veshtire per floket, njesoj sic eshte edhe vera. Por duke qene se ne vere ne kujdesemi t’i mbrojme floket maksimalisht nga i nxehti, harrojme se ne dimer duhet te bejme te njejten gje nga i ftohti. Era dhe lageshtira e tepert ne ajer e thajne shume flokun, duke shkaktuar floke te thate, pa jete, me maja dyshe dhe te elektrizuara.

Sot do ju japim disa keshilla shume te thjeshta se si te kujdeseni sa me mire per floket tuaj.

1.Kujdes me larjen e flokeve

Mos e teproni me larjen e shpeshte te flokeve! Sipas eksperteve, larja me shume se 2-3 here ne jave zhvesh flokun nga yndyra e tij natyrale duke e lene ate te pambrojtur. Por nje faktor i rendesishem per kete, eshte edhe lloji i shampos qe perdorni. Nese lexoni keshillat e mjekeve dermatologe per ne dimer, ata keshillojne shampo sa me delikate per skalpin, pa perberes qe e thajne ate se tepermi sic jane SLS dhe SLES (sulfatet, tensioaktivet kimike qe bejne shkume ne nje shampo). Zgjidhni gjithmone shampo  organik eme tensioaktive vegjetale. Karakteristike kryesore e shampove organike dhe delikate eshte fakti qe bejne me pak shkume se shampot e zakonshme. Nese shampoja juaj ben shume shkume, eshte koha te pyesni vetem nese ajo eshte e duhura per ju.

2. Hidratoni floket tuaj sa me shume te jete e mundur.

Kete mund ta arrini ne disa menyra.

Menyra e pare eshte te beni maska ne kushte shtepie. Une kam nje te preferuar qe po e ndaj me ju:

  • 1 luge mjalt
  • 1 e verdhe veze
  • 2 luge vaj ulliri 
  • 1 luge vaj kokosi

E mbajme ne floke per 30 minuta te mbeshtjelle me nje peshqir e me pas lajme floket me nje shampo biologjike.

Menyra e dyte eshte: BALSAMI i flokeve. Keni degjuar per metoden: Pre-Wash? Kjo metode konsiston ne vendosjen e balsamit perpara se te lajme floket me shampo, ne kete menyre ushqejme flokun qe nga rrenja pa e renduar ate. Dhe pas larjes me shampo, vendosim serish balsamin ne gjithe gjatesine e flokut (jo ne rrenje) duke e mbajtur edhe per 5 minuta te tjera.  Edhe pse anashkalohet nga shume prej nesh, balsami eshte nje nga elementet me te rendesishem ne kujdesin per floket. Eshte ai qe siguron hidratim per floket, u jep shkelqim dhe i mbron nga demtimi ose majat dyshe dhe mbi te gjitha: lufton elektrizimin dhe i ben floket te lehte per t’u krehur dhe marre forme. Dhe kur vjen puna tek balsamet, Biofficina Toscana shkelqen :)

3. Thajini floket ne menyren e duhur!

Tani ne dimer nuk mund t’i leme floket te thahen natyralisht, pavaresisht se eshte gjeja me e mire qe mund te bejme. Duke qene se ne dite te ftohta nuk dalim dot me floket e lagur, kujdesuni qe nxehtesia e thareses te mos ua thaje se tepermi floket e te mos i lej te elektrizuara ato me vone. Si mund ta arrijme kete?

Sigurisht qe duke perdorur vaj kokosi, ose vaj makadamia vetem ne majat e flokeve, te cilat i ofrojne flokut mbrojtje nga tharesja. Por do te sugjeroja qe ne rutinen tuaj te fusnit edhe nje krem hidratues per floket qe te them te drejten me duket shpikja me e mire nder produktet e flokeve. Kremi perdoret kur floket jane ende te lagur ne gjatesine te tyre, por mund edhe te perdoret edhe ne floke te thate, njelloj si kremi hidratues i fytyres. 

Per gocat qe ne dimer perdorin furce per te drejtuar floket ose piaster, do te keshilloja perdorimin e nje vaji te thate qe nuk e rendon flokun, por e ushqen dhe i heq elektrizimin. Per pertacet si puna ime qe floket nuk i drejtojne dhe as i stilojne, mund te mbajne me vete gjithnje ne cante nje locion ne forme spray qe mund ta perdorin kudo qe te jete per te hequr elektrizimin dhe per ta mbrojtur nga agjentet atmosferike.

4. Kujdes me ujin e nxehte!!

E dime te gjithe se sa tundues eshte uji shume i ngrohte ne dush ne dite te ftohta,por skalpin dhe flokun e thane se tepermi, ndaj lahuni me uje te vaket qe te keni floke e lekure te shendetshme :)

Me poshte, mund te gjeni te gjithe produktet e permendura ne artikullin me siper, dhe shpjegimin e tyre me pika te shkurtra. Produktet Biofficina Toscana jane me perberje 100% organike, te certifikuara ICEA.

A2B36-balsamo_volumizzante_protettivo-200

Balsam i koncentruar mbrojtes dhe volumizues

1600 lek

  • Ideal per floke te drejte ose kacurrela
  • Perfekt kunder elektrizimit te flokeve
  • Efekt volumizues dhe ndricues
  • Aksion mbrojtes nga agjentet atmosferike (dielli) ose kimike (smogu) dhe gjithashtu nga nxehtesia e thareses dhe piastres

Krem flokesh ristrukturues hidratues

1890 lek

  • Per floke te trajtuar, te demtuar dhe te thate
  • Efekt hidratues, rigjenerues dhe mbrotjes
  • I rikthen flokut shkelqim dhe elasticitet
  • Efekt perforcues fale dyllit te jojobes, lulediellit dhe mimozes
  • Perdoret ne floke te lagur pas larjes dhe lihet te thahet. Mund te perdoret edhe ne floke te thate

Vaj flokesh rigjenerues – mbrojtes

2150 lek

  • Per te gjitha llojet e flokut, edhe ata te yndyrshem!
  • Efekt shkelqyes dhe mbrojtes ndaj nxehtesise te pjastres, thareses.
  • Me vaj bajamesh, kajsie, jojoba, kokosi dhe Setol®
  • Nuk yndyros dhe nuk rendon flokun, madje balancon yndyren e tepert
  • Zakonisht aplikohet ne floke te lagur, por mund te aplikohet edhe ne floke te thate

Locion kunder elektrizimit

1450 lek

  • Per floke te elektrizuar dhe te padisiplinuar, kacurrela ose te drejte
  • Aksion disiplinues per floket, kunder elektrizimit
  • Mbron nga agjentet atmosferike natyrale (dielli, kripa e detit), kimike (smog) ose nxehtesia e thareses dhe piastres.
  • Arome frutash dhe lulesh

Linja e plote e kujdesit per floket Biofficina Toscana

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments