Cocomed | Produktet e mia te preferuara te vitit!
DSC_0550(1)

Produktet e mia te preferuara te vitit!


  • 28 Dec


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Pershendetje Coco-s!

Vitit 2017 po i vjen fundi per pak dite, dhe sot vendosa te ndaj me ju disa sekrete mbi produktet qe une pelqej me shume nga Cocoshop! Sigurisht qe nuk eshte nje zgjedhje e lehte, sidomos per mua, pasi cdo marke qe eshte pjese e Cocomed eshte studiuar ne detaje prej meje. Por meqenese shume prej jush me pyesin shpesh: “Anta, po ti cfare perdor nga keto produkte?” “Cili te pelqen me shume?” vendosa te flas publikisht, me dore ne zemer hahah.

Si fillim me lejoni t’ju them se nuk kam lene produkt pa provuar, i kam testuar ne lekuren time te gjitha. E bej gjithmone kete sepse vetem duke i provuar vete arrij t’ju keshilloj juve sic duhet. Por sigurisht qe ka produkte qe pershtaten me lekuren time super te komplikuar, dhe ka produkte qe nje lekure normale me tendence te thate dhe proakeike nuk i qendrojne mire. Ndaj ne kete postim do te flas per produktet e mia me te dashura per tipin tim te lekures.

Ne rutinen e kujdesit te lekures une nuk kursehem. Nese hyn ne tualetin tim gjen pafund kremra, shampo, serume nderkohe qe per make up jam shume bazike. Do jua zbuloj me poshte.

Laresi kampion per mua i ketij viti eshte padyshim ai i Sebolift nga Domus Olea Toscana. Lekura ime eshte proakneike, ndaj ky lares balanconte yndyren dhe me ndihmonte te mbaja nen kontroll aknet, sepse eshte i pasur ne antibakterial.

sebo-lift-crema-sapone

Zbulimi i vitit per mua ishte Locioni Qetesues i Biofficina Toscana. Nje produkt midis tonikut dhe serumit qe e hidratonte lekuren dhe ndihmonte qe cdo produkt me pas te perthithej me mire. Locionin sado t’ua shpjegoj une funksionin duhet ta provoni! Eshte nje nga ato produkte qe ne 2018 duhet ta keni patjeter.

A4B07-lozione_viso_lenitiva-60

Nder serumet e mia te preferuara do te vecoja Serumin Antioksidues te Biofficina Toscana. Pershtatet me cdo lloj lekure dhe ka efekt rigjallerues. Personalisht ky serum me ka dhene shume shkelqim ne lekure dhe eshte i pasur ne acid hialuronik qe ndihmon me hidratimin, duke qene se kam lekure me tendence te thate.

A4B31-siero_viso_antiossidante-30

Kremra hidratues une provoj dhe ndryshoj shpesh, por kthehem gjithnje tek kremi Antioksidues. Eshte i vetmi qe me jep hidratimin qe une dua. Qejfi im eshte qe lekura te duket me shkelqim natyral, dhe me kete krem arrij efektin qe dua sepse e mban lekuren e shendetshme.

A4A08-emulsione_viso_antiossidante-50

Zona e syve eshte me delikatja, dhe une vitin 2017 kam vuajtur shume nga qeskat dhe rrathet e zinj. Ndaj vendosa te provoja Serumin e syve te Domus Olea Toscana qe eshte specifik per kete problem, dhe e vleresoj me noten 10!

siero-rassoda-lift-contorno-occhi-15-ml

Scrubi qe une perdor rregullisht eshte Maska-Peeling e Domus Olea. Eshte dhe maske dhe scrub. Sherben si maske rigjeneruese, hidratuese dhe ndihmon ne eksfolimin e lekures.

peeling-maschera-anti-age-viso-corpo

Duke qene se lekura ime eshte proakneike, produkti i vetem me te cilin une kam luftuar aknet kete vit eshte Serumi i Sebolift. I pasur ne acid azalaik me ka ndihmuar ne trajtimin e tyre.

sebo-lift-siero-anti-imperfezioni

Nderkohe per floket do te vecoja:

  • Shampon per floke te drejte
  • Balsamin per floke te drejte
  • Vajin e flokeve

E dini sa shume produkte kam akoma te preferuara, por nuk me del vetem nje postim, ndaj po e le me kaq per kujdesin e lekures e po kaloj tek produktet kozmetike te PuroBIOcosmetics.

Kryefjala e ketij viti nuk jane 1, por 3 produkte:

Highlighter 01, Peneli on fleek dhe Fondatina kompakte 02. Nese me duhet te zgjedh edhe nje buzekuq do isha shume ne dileme. Nuk e ndaj dot buzekuqin 05 dhe liptintin 06.

highlighter-01

21690468_116468275699845_8086031728705011712_nfondotinta-compatto-purobio-02

Po ju cilat keni produkte te preferuara nga Cocomed kete vit? Jam shume kurioze ta di. Me shkruani ne komente. Pershtypjet tuaja jane gjeja me e rendesishme :)

Anta.

 

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments