Cocomed | Perse e kemi kaq te gabuar konceptin Anti-Age (Anti- Rrudhe) ?
antioxidants-your-anti-aging-skin-savior

Perse e kemi kaq te gabuar konceptin Anti-Age (Anti- Rrudhe) ?


  • 24 Oct


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

U be shume kohe qe deshiroja te shkruaja mbi kete teme, por me ne fund gjeta frymezimin per ta bere sot. Perpara disa javesh ne nje reviste lexova nje interviste shume frymezuese te Helen Mirren dhe sa sa shume ajo e “urrente” termin Anti Age. Dhe me te drejte! Industria e bukurise per vite me rradhe ka luajtur kaq shume me kete term, dhe njerezit me shume e kane keqkuptuar sesa kuptuar. Anti- Age apo Anti- Rrudhe, termi i shqiperuar eshte nje emer qe shet. Po, po, prodhon shuma marramendese te ardhurash sepse femrat…eh femrat, nuk e di perse kane kaq shume frike plakjen. Personalisht mendoj se eshte nje proces fiziologjik qe duhet perqafuar ashtu sic te vjen, me gjithe bukurine dhe fisnikerine qe te jep, por ne te njejten kohe t’i japesh lekures me te mire per ta ushqyer e mirembajtur.

Por le te kalojme tek tema jone kryesore.  Si fillim me lejoni t’ju them dicka. Nuk ekziston asnje krem qe te te heqi rrudhat perfundimisht, nuk ka nje krem i cili me ta perdorur do te sheshoj rrudhat e tua, e do te te fshij menjehere 10 vite. Do thoni ju, po kur nuk ekziston nje krem anti rrudhe…po ai qe kam une ne shtepi? Po, ai qe lexon me shkronja kapitale ANTI-AGE cfare eshte?

Le te sqarojme dicka: Nje krem Anti-Age perdoret per cfaredolloj lekure, ne nje moshe cfaredo per t’i siguruar lekures riparim te demtimeve qe mund te kete pesuar, te nxisi prodhimin e kolagjenit, dhe ta beje ate te funksionoj normalisht per t’u dukur e shendetshme dhe me e re. Por ka disa gjera qe duhet t’i keni parasysh perpara se te blini nje krem Anti-Age.

  1. Cmimi nuk ka shume rendesi. Jo domosdoshmerisht ajo cka eshte me shtrenjte, eshte edhe me mire. Te rendesishem jane vetem perberesit. Nese perberesit aktive jane te perqendruar dhe cilesore nuk ka rendesi nese kremin e keni blere ne dyqan kozmetik apo farmaci.
  2. Cfare perberesish te tjere te kerkoj ndryshe nga kremi i zakonshem hidratues?
  • Retinolet, ose derivatet e vitamines A. Retinolet jane perberes qe kane ndezur shume debat ne industrine kozmetike sintetike, por edhe biologjike, megjithate vitamina A njihet si nje nga produktet me te efektshme per te luftuar “plakjen e lekures”. Sa me shume kalojne vitet organizmi jone humbet vitamine A dhe kjo favorizon krijimin e rrudhave. Retinolet veprojne ne nxitjen e rigjenerimit qelizor, ndaj pasi keni perdorur nje produkt me retinol mund te prisni nje lekure me te lemuar, me te bute dhe me te shendetshme.
  • Antioksidantet, kryefjala ne industrine kozmetike biologjike dhe jo vetem. Jane perberesit me te cilin une kurre nuk ngopem, njesoj edhe lekura. Antioksidantet riparojne demtimet dhe ngadalesojne ritmin e “plakjes” ne lekura me mature, nderkohe qe tek lekurat e reja parandalojne krijimin e rrudhave, riparojne demtimet nga rrezet e diellit.  Pra nese je nje vajze e re qe shenjat e rrudhave te para nuk duken ne horizont, mund te zgjedhesh nje krem te pasur ne antioksidante per te mirembajtur lekuren.
  • Acidi Hialuronik, eshte element hidratues. Ne fjale te thjeshta ai mban lageshtiren, ujin e lekures brenda vetes dhe i dhuron fytyres hidratim dhe butesi. Te jep efektin e “rizgjimit”, “rigjallerimit” te fytyres. Megjithate eshte nje element qe qendron ne siperfaqe te lekures, ndaj nje serum apo nje krem vetem me acid hialuronik nuk mjafton per te parandaluar krijimin e rudhave te para. Per kete arsye kerkoni qe kremi apo serumi juaj te kete edhe acid hialuronik, edhe antioksidante apo derivate te vitamines A.

3. Ndryshimet nuk do te ndodhin brenda nates! Lekura eshte organi me i madh i trupit, ndaj ka nevoje qe te jemi kembengules dhe sistematik ne perdorimin e produkteve kozmetike. Cdo produkt ka nevoje minimalisht 4-8 jave  per te pare rezultatet e para, si pasoje e ciklit te rigjenerimit qelizor. Pervec kesaj kremi apo serumi jane produkte qe perdoren perdite mengjes dhe mbremje per te siguruar rigjenerim 24 oresh.

4. Cfare moshe duhet te filloj ta perdor? Nuk eshte asnjehere shume shpejt. Nuk e di perse eshte krijuar ideja se kremi anti age duhet filluar pas te 35, por eshte gabim.Sa me shpejt te fusni ne rutinen tuaj nje krem apo serum me permbajtje antioksidantesh aq me shume i sherbeni lekures tuaj.

5. A duhet perdorur mengjes edhe darke? Po, kremi duhet perdorur dy here ne dite.

6. Po ne qofte se une e filloj qe ne moshen 25 vjecare nje krem Anti Age, cfare do te bej kur te shkoj 50 vjec? Nese kur jeni 25 vjec ju mjafton nje krem antioksidues, kur te jeni 50 do t’ju nevojitet te shtoni serum ne rutinen tuaj, te cilet ndryshojne ne varesi te perqendrimit te perberesve aktive.

Shpresoj qe me kete postim t’ju kem sqaruar sado pak mbi kremrat Anti Rrudhe dhe mos harroni: ” Me mire te parandalosh, sesa te kurosh!”, kjo vlen edhe per rrudhat :)

Anta

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments