Cocomed | Nje trajtim i thelle per lekurat akneike? Po, e provova edhe une!
Processed with VSCO with a6 preset

Nje trajtim i thelle per lekurat akneike? Po, e provova edhe une!


  • 28 Apr


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Hei Coco-s,

Me ne fund pas shume kohesh lexohemi ne blogun e Cocomed! Sic e dini une kam nje lekure me tendence akneike, dhe pergjate ketyre 5 viteve te fundit qe perballem me to kam shkuar neper shume dermatologe, kam perdorur lloje te ndryshme medikamentesh dhe te them te drejten nuk kane funksionuar tek une. Ndaj jam kujdesur vet per lekuren time. Pergjate vitit te fundit produktet e mia kozmetike kane ndryshuar sipas gjendjes time te lekures.  Nese lekura eshte ne ditet dhe muajt e saj te mire perdor linjen e Biofficina Toscana, por ne ditet qe kam nevoje per  nje trajtim specifik per lekuren time akneike perdor linjen SEBO LIFT  te Domus Olea Toscana. Nje linje kozmeceutike, afron shume me produktet farmaceutike qe ne qender ka lekurat me tendence akneike, pika te bardha dhe pore te zmadhuara.

Linjen SEBO LIFT te Domus Olea Tosana ua sugjeroj shume gocave kur me pyesin ne lidhje me lekuren e tyre me tendence aknesh, dhe jam e lumtur qe shume prej klienteve qe e ka perdorur ndan me mua eksperience pozitive. Por sic e dini ndonjehere nevojitet dhe nje pastrim me i thelle i lekures, qe edhe produktet qe perdor te funksionojne me mire. Perpara disa javesh ne Cocoshop me vizitoi nje vajze e re qe quhej Denisa Kaciu. Ajo mu prezantua si estetiste e specializuar qe sapo kishte hapur nje qender te sajen estetike “Nisa Therapy” dhe deshironte qe ne aty te punonte me produktet e Domus Olea Toscana. Mu duk interesant nje bashkepunim i tille, sepse nje trajtim i plote per lekurat e yndyrshme, problematike, kur plotesohet me produktet e duhura per t’u aplikuar cdo dite ne shtepi jane dy gjera qe shkojne shume mire se bashku.

Duke qene se jam shume skeptike, dhe kishte kaluar shume kohe qe une ia besoja fytyren time dikujt madje  nuk mund t’ju sugjeroja juve asgje qe nuk e kisha provuar vet, vendosa t’i jepja nje mundesi Denises. Javen e kaluar lashe nje takim prane qendres se saj “Nisa Therapy”, morra me vete produktet SEBO LIFT e Domus Olea Toscana per lekure akneike dhe nisa trajtimin e thelle per lekura problematike. Kjo ishte nje seance “prove” si per Nisen dhe per mua, sepse edhe ajo deshironte te shikonte me cfare produktesh do te punonte dhe do tu sugjeronte pacienteve te saj. Gjithe seancen e pare te trajtimit e kam fotografuar hap pas hapi, ndaj pa humbur kohe po jua tregoj edhe juve.

1.Pastrimi i fytyres: Per te larguar papastertite e dites, procesi i pastrimit te fytyres u be me Laresin SEBO LIFT. Ky lares balancon yndyren, pastron ne thellesi lekuren me vetite e tij antibakteriale dhe minimizon poret. IMG_3961

2. Eksfolimi, apo largimi i qelizave te vdekura eshte nje proces thelbesor qe nxit rigjenerimin qelizor. Scrubi i Domus Olea Toscana me mikrogranula te berthamave te kajsise eshte shume delikat me lekure. Ekstraktet e gjethes se ullirit i japin atij efekte antioksiduese, nderkohe qe gjalpi Shea rigjeneron dhe ushqen lekuren. Ky eshte nje produkt 2 ne 1. Sherben edhe si Maske hidratuese, ushqyese dhe ndricuese per fytyren dhe ne momentin qe shpelahet perdoret si scrub.

IMG_3979

Processed with VSCO with a6 preset

Hapi i trete ishte vendosja e dy acideve  ne lekure. Njeri ishte Acidi Salicilik, i cili ndihmon ne pertharjen lokale te akneve, pasi pastron ne thellesi poret. Nderkohe qe pas vendosjes se Acidit Salicilik per shume pak minuta ne lekure vendosej edhe Acidi Glikolik ne nje perqindje te ulet, te pershtatshme per temperaturat e nxehta. Acidi Glikolik ka veti rigjeneruese per lekure, nxit prodhimin e kolagjenit dhe i jep shkelqim fytyres.

IMG_6049Maska me Argjile e Domus Olea Toscana. Kjo maske aplikohet ne lekure per 15 minuta. Fale Argjiles se bardhe ka efekte qetesuese ne lekure, nderkohe qe argjila jeshile ndihmon per te pastruar poret me ne thellesi. Por pervec efekteve qetesuese dhe pastruese, maska ka dhe aftesi rigjeneruese dhe zbutese ne lekure.

Processed with VSCO with a6 preset

Kremi Hidratues: Per lekura mikse dhe te yndyrshme kremi i Dites i Sebolift eshte i duhuri. Matifikon lekuren, ka perberje antibakteriale qe parandalon daljen e akneve dhe trajton ato ekzistueset.

Kremi i diellit. Eshte esencial pas nje trajtimi te tille. Kremi Alga Maris pershtatet me cdo tip lekure, dhe parandalon krijimin e njollave pas ekspozimit ne diell pas nje trajtimi te thelle te lekures.

IMG_4053

Linja SEBO LIFT e Domus Olea Toscana ka edhe nje serum qe ju mund ta vendosni pernate ne shtepine tuaj vetem nje vendin ku keni akne, i cili ka ne perberje Acid salicilik dhe Acid Azalaik qe ndihmojne ne pertharjen e tyre. Por shume i rendesishem eshte dhe Kremi i Nates, i cili eshte RIGJENERUES! Perbehet nga nje perzieje acidesh frutore te molles, limonit dhe acid laktik e glikolik per rigjenerimin e fytyres, shenjat e akneve dhe acidin salicilik per pastrimin ne thellesi te poreve.

Processed with VSCO with a6 preset

Pasi perfundova seancen e pare, fytyra ime ngjante me e bardhe se zakonisht dhe me shkelqim. Paketa e trajtimit prej 6 seancash behet cdo jave dhe do jua tregoj ne vazhdimesi progresin. Linjen SEBO LIFT mund ta gjeni edhe tek qendra estetike “Nisa Therapy”, si nje estetiste e specializuar Denisa ju keshillon dhe cilat produkte jane ato qe ju nevojiten ne varesi te tipit tuaj te lekures dhe problematikes.

IMG_4092

 

Une nderkohe kam bere dy seanca deri tani dhe lekura ime ndihet dukshem me e paster dhe me e qete!

Perqafime Anta

 

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments