Cocomed | Nje ngjyre buzekuqi per secilen prej jush!
Untitled-1

Nje ngjyre buzekuqi per secilen prej jush!


  • 15 Nov


  • interboy08

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Dimri eshte shume afer, dhe une fillova ta kuptoja nga ecejaket e njerezve ne rruge qe kane nisur te veshin xhupat. Ne fakt u be rreth nje muaj qe kam ndryshuar dhe rutinen e kujdesit ndaj lekures per ta pershtatur me stinen e ftohte. Por pjesa me e veshtire pas ndryshimit te garderobes dhe kremrave eshte zgjedhja e aksesoreve te bukurise. Une mendoj se ditet e dimrit jane bere per te veshur pulovra, per te pire kakao dhe per te vendosur buzekuq. Po, po…aksesori qe ben diferencen cdo dimer eshte buzekuqi! E keni vene re qe sapo lyeni buzet ndryshon komplet fytyra, madje duket sikur ka dhe nje ngjyre specifike qe eshte krijuar enkas per ty.

Trendet e pasarelave bertasin per ngjyra te erreta, vishnje, kafe, tulle, qershi, por ka dhe nga ato ditet kur ti nuk ke qejf te biesh shume ne sy dhe ngjyrat nude behen aleati i bukurise. Ne fotografite me poshte po ju tregoj ndjesite e mia kundrejt trendeve te buzekuqeve kete dimer.

Liptint n.06 Borgogna

liptint6

Padyshim qe kryefjala e ketij sezoni eshte ngjyra vishnje e erret. Mund ta perdorni perdite ne pune si ngjyre, me pak rimel ose vetem penel tek syte. Por mund ta aplikoni dhe darkave kur dilni me shoqerine per nje pamje me chic. (liptint 06)

Liptint n.07 Vinaccio

liptint7

Kafja e erret ne vishnje do te jete gjithmone ne mode.  Nese degjoni keshillen time, eshte nga ato ngjyra me te cilen do shkelqeni ne cdo takim. (Liptint07)

Buzekuq n.05 Ciliegia

buzekuqi5

E di qe ngjyrat mat jane me te preferuarat per ju, por edhe ato gjysem mat nuk duhet t’ju mungojne kete dimer. Sidomos kjo ngjyre kaq e vecante: as lejla, as vishnje, intense dhe e thelle.  Nje ngjyre e guximshme, por aspak e frikshme sa  c’duket. (buzekuq 05)

Mendoj ta mbyllim me ngjyrat e erreta dhe te perqendrohemi pak me ato me te ngrohta, qe ndricojne ditet me pak diell te dimrit.

Liptint n.04 Lampone Scuro

liptint4

Ngjyra e tulles eshte gjithmone IN, dhe nuk gabon asnjehere. Pershtatet me cdo ngjyre lekure, eshte kaq praktike sa mund ta mbash me vete ne canten e punes per ta riaplikuar ne cdo rast. (liptint 04)

Buzekuq n.07 Rosso Cremisi

buzekuqi7

Kjo eshte e vetmja ngjyre e kuqe qe te duhet kete sezon. Nje ngjyre e kuqe e ftohte si dimri, por qe i jep drite fytyres. (buzekuq 07)

I keni parasysh ato ditet qe deshiron vetem te mbeshtillesh me nje shall te madh si batanije dhe te pish nje kakao te ngrohte? Ka dicka edhe per ty!

 

Liptint n.03 Rosa Freddo

liptint3

Liptint 03, mat, ngjyra klasike nude, e preferuar nga te gjitha ne.

Nderkohe nje zgjedhje shume e mire do te ishin dhe dy ngjyra nude, por me pak shkelqim per te celur portretin. (buzekuq 02 dhe 01)

 

Buzekuq n.01 Pesca Chiaro dhe Buzekuq n.02 Sabbia Rosata

buzekuqi1
buzekuqi2

Uroj t’jua kem bere zgjedhjen me te lehte :)

Anta

Modele: Ilda Gjozi

Fotografe: Adela Osmani

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments