Cocomed | 5 Produkte te reja Biofficina Toscana – ideuar per te krijuar Ritualin e fytyres per nje lekure kompakte, te shendetshme dhe qe shkelqen!
18620513_1569049296460703_8167177841068637436_o

5 Produkte te reja Biofficina Toscana – ideuar per te krijuar Ritualin e fytyres per nje lekure kompakte, te shendetshme dhe qe shkelqen!


  • 20 Jun


  • interboy08

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Nga vendet e Lindjes, ku bukuria eshte kult dhe kulture, Biofficina ka marre frymezimin per te krijuar Ritualin e fytyres Biofficina Toscana! Nje lekure e shendetshme, kompakte dhe me shkelqim, duke u kujdesur per te me produkte plotesisht natyrale! Gjithcka bazohet tek koncepti i “Layering”, ku cdo produkt i perdorur ka nje funksion specifik, por vec kesaj pregatit lekuren per produktin e rradhes te ritualit!

Kam aq shume per te treguar, sa qe ishte e pamundur qe i gjithe informacioni te ndahej ne nje artikull te vetem blogu! Prandaj kam vendosur qe ta ndaj ne dy pjese. Jane plot 5 produkte te reja per fytyren, te cilat mund te perdoren te vetme ose si pjese e Ritualit te Fytyres, duke u bashkuar me produkte aq te dashura nga ju, si Scrubi me fruta pylli, Serumi Antioksidues, etj! Prandaj, artikulli qe jeni duke lexuar, prezanton 5 produktet e reja. Te gjitha hapat e Ritualit do i prezantoj ne nje artikull te vecante blogu.

E vecanta e produkteve te reja eshte se bazohen tek lulja e Mellages, qe ndoshta shume prej nesh e kane apo kane patur ne shtepi, por qe mund te mos e dini qe eshte shume e pasur me vitamina, karoten, tanine, flavonoide, acid oleik, acid sterik dhe ka veti hidratuese, zbutese dhe freskuese! Le te fillojme pa humbur kohe:

Detergjent ne forme shkume

A4C03-mousse_detergente_alla_malva-150

Detergjenti i ri i fytyres i Biofficines eshte nje shkume e lehte, e pershtatshme per perdorim te perditshem, me tensioaktive delikate vegjetale. Eshte e pershtatshme per te hequr makeup, dhe pastron lekuren ne thellesi, duke e lene ate te bute, te hidratuar dhe te fresket. Pervec luleve te mellages, me veti hidratuese dhe zbutese, permban edhe ekstrakte te Lules te Pasionit dhe kalendules, duke lene nje arome shume delikate lulesh. Eshte ideale per fytyrat me delikate dhe do ju leje nje ndjesi freskie!

3 Locione Fytyre

19120773_1200603256752781_1327536174574600192_n

Tre locionet e fytyres (ndricues, tonifikues, zbutes) jane ideale per t’u perdorur ne rolin e tonikut, por efekti i tyre eshte me i gjere sesa ai i nje toniku te thjeshte! Rigjenerojne dhe hidratojne lekuren, duke e pregatitur qe te perthithe me mire te gjitha produktet e tjera. Prandaj, jane pjese e rendesishme e Ritualit te fytyres, dhe jane te nevojshem per cfaredo produkt kozmetik qe do te perdoret me vone.

Kane konsistence ujore, por permbajne shume perberes aktive, mes te cileve lulen e mellages, acidin hialuronik, aloe vera dhe Hydropom®, nje ekstrakt i patentuar nga Biofficina, i nxjerre nga berthama e domates, i pasur me likopen dhe qe eshte shume ushqyes, redukton skuqjen e lekures, dhe rrit prodhimin e kolagjenit. 

Acidi hialuronik me peshe molekulare te diferencuar deperton me thelle ne lekure, duke e mbajtur lekuren elastike dhe te hidratuar, te tonifikuar dhe kompakte.

Secila nga locionet eshte e pasur me disa perberes specifike, ne baze te funksioneve te tyre:

  • Locioni ndricues permban hidrolat bio te luleve te portokallit dhe ekstrakte limoni
  • Locioni tonifikues permban hidrolat te lules te misrit, ekstrakte te lulebores dhe nje perberes me baze sheqeri qe kompletojne formulen dhe i japin veti tonifikuese
  • Locioni qetesues permban hidrolat livandoje dhe ekstrakte te kamomilit, duke i dhene veti qetesuese per lekuren e irrituar apo shume delikate.

Nje krem i ri hidratues, ne forme xheli!

Jeni gjendur ndonjehere ne ate situate ku cdo krem qe vendosni ju duket shume i rende, sidomos ne periudhat me te nxehta te vitit?

Kremi i ri i fytyres Biofficina Toscana eshte ne konsistence xheli, edhe me i lehte se Emulsioni mbrojtes, aq i pelqyer nga fytyrat e yndyrshme! Perthithet sapo ta vendosni dhe hidraton lekuren per gjithe diten!

Nje produkt i studiuar edhe per lekurat delikate ose ato te thata, qe ju duhet nje hidratim efikas por i lehte nga nje xhel i pasur me shume perberes aktive.

A4A03-cremagel_viso_alla_malva-50

Eshte i pasur me ekstrakte te lules te mellages, ekstrakte te farave te linit, te gjethes te ullirit me veti te theksuara zbutese dhe antioksiduese.

Ashtu si tek locionet e fytyres, acidi hialuronik siguron nje hidratim te thelle, edhe per lekurat e thata. Krem-xheli eshte i pershtatshem edhe per periudhat me te nxehta ose pas ekspozimit ne diell, duke eshte se jep nje efekt rifreskues dhe qetesues.

Kaq shume produkte te reja nga Biofficina, te ndryshem ndermjet tyre dhe me nje funksion specifik. E perbashketa? Jane formuluar per te qene pjese e Ritualit te Fytyres Biofficina Toscana, produktet e te cilit gjenden te plota ne kete kutine kaq elegante! Per ta hapur dhe per te zbuluar cfare ka brenda, mjafton te klikoni mbi te! 😀 Perqafime, Anta!

IMG_8934

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments