Cocomed | Mos krijoni panik! Ja disa keshilla si te behemi gati per pushime pa stres
luxury-holidays-banner

Mos krijoni panik! Ja disa keshilla si te behemi gati per pushime pa stres


  • 21 Jul


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Kur vjen puna tek planifikimi i pushimeve eshte cdo gje stresuese. Ku do shkojme? Si? A na duhet makine?  Ku do qendrojme? Do gjejme shtepi vet, apo ne hotel? Por mua kjo nuk me duket pjesa me e veshtire, me e tmerrshmja fillon kur bej gati valixhen. Cfare rroba do marr? Po kepucet? Po produktet kozmetike? Cfare me duhet me shume?

Pikerisht per keto do ju jap disa keshilla sot…si super maniake qe jam me produktet kozmetike per fytyren dhe floket.

1.BENI NJE LISTE

to-do-list

Kjo per mua funksionon gjithmone. Duke qene se je shume i shperqendruar se cfare te duhet e mira eshte te ulesh dhe te listosh cdo produkt qe mendon se te duhet. Une sugjeroj t’i ndani vec e vec produktet e make up, kujdesin e lekures dhe flokeve.

2. MOS MERRNI SHUME GJERA ME VETE

Closeup portrait of a happy young woman smiling isolated on white background

Te gjitha e dime se sa here themi me vete nderkohe qe jemi me pushime: Perse i mora gjithe keto produkte me vete kur gjithmone perfundoj duke perdorur kaq pak. Tregohuni realiste! Askush nuk e ka mendjen te zbukurohet shume kur shkon me pushime, te qenit te shkujdesura eshte celsi i pushimeve, apo jo? Qendroni tek gjerat bazike. Ne postimin e rradhes do ju tregoj cfare marr une me vete kur shkoj me pushime.

3. MERRNI CANTA TE VOGLA PER TE VENDOSUR PRODUKTET TUAJA

DC2s_saXUAAyIPj

Cantat e vogla brenda valixhes jane shpetim! Ato do t’ju ndihmojne qe cdo gje te jete me e organizuar dhe te gjenden me kollaj. Mos beni gabimin tim pergjate dy viteve te fundit. Une merrja nje cante dhe fusja aty qe nga shampoja e balsami 200ml i Biofficina Toscana ( e keni parasysh sa i madh eshte) deri tek korrektori apo tonet e syve. Sivjet nuk gaboj me! Do marr 2-3 canta dhe te ndihem rehat, pa e stresuar veten se nuk po mbyllet zinxhiri. Biofficina sivjet ka menduar keto cantat-portofola per plazh dhe une do marr ndonje prej tyre per te paketuar produktet kozmetike. Mund t’i beni dhe ju tuajat falas per blerjen e me shume se 3 produkteve Biofficina Toscana prane Cocoshop.

4. MOS I BESONI SHAMPOVE QE GJENI NEPER HOTELE

Jo vetem shampove, por edhe laresve te fytyres. Gjithmone merrni produktet tuaja personale, sepse duke ndryshuar produktet, uji dhe ambienti papritur mund te irritohet fytyra me akne. Ups! Nese nuk keni shume hapesire ne valixhe bleni te Jumbo disa shishe plastike 100 ml bosh dhe aty hidhni shampot, laresin e fytyres.

5. MOS HARRONI KAPESET E FLOKEVE, OSE LIDHESET

Gjithmone i harroj, gjithmone! Do t’ju sugjeroja keto lidheset plastike sepse nuk i keputin floket :)

Ne postimin e rradhes do t’ju tregoj cfare do te marr une me vete per pushime dhe disa produkte qe duhet t’i keni patjeter ne valixhe!

Deri atehere…perqafime, Anta :)

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments