Cocomed | Luxus, koleksioni i ri Vjeshte-Dimer 2018 PuroBIO cosmetics

Luxus, koleksioni i ri Vjeshte-Dimer 2018 PuroBIO cosmetics


  • 24 Sep


  • interboy08

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Nese edhe ju mezi e keni pritur, jam shume e lumtur t’ju tregoj se koleksioni Luxus i PuroBIO cosmetics erdhi!

Luxus eshte frymezuar nga ngjyrat e kadifenjta vjeshtore, metalike dhe plot shkelqim. Nje koleksion me 10 produkte te reja qe po jua prezantoj tani

Drop Foundation

Fondatina ne forme serumi, produkti im i preferuar i gjithe koleksionit. Nje fondatine shume fluide dhe hidratuese, ideale per fytyra nga normale ne te thata. E lehte sa nje BB cream, por me mbulimin e nje fondatine! 

Konsistence e lengshme, shume hidratuese dhe mbulim mesatar ne te larte. Eshte super e koncentruar, dhe mjafton shume pak per te gjithe fytyren. Anti-pollution: mbron nga faktoret e jashtem dhe ka SPF 10

Sublime Luminous Concealer

E vecanta e ketij korrektori te ri eshte konsistenca: eshte fluid dhe shume hidratues. Eshte me i lengshem krahasuar me korrektorin Sublime te meparshem te linjes, dhe ka mbulim me te lehte. Ka efekt hidratues fale acidit hialuronik dhe vajit te avokados. Mund ta vendosni ne zonen poshte syve per ta ndricuar ate, dhe per te zbehur shenjat e lodhjes.

Indissoluble Silky Powder

Pervecse fikson make up dhe i rrit kohezgjatjen, pudren pluhur mund ta perdorni per metoden bakeing e te fiksoni dhe ndriconi zona te ndryshme te fytyres. Jo me kot PuroBIO e ka quajtur kete puder te mendafshte sepse ndjesia qe te le ne lekure eshte vertet e tille! Per me teper ka nje ngjyre banane te lehte dhe… eshte ideale per te fshehur poret!

3 Buzekuqe vjeshtore!

PuroBIO na prezanton me dy ngjyra vjeshtore metalike dhe me ne fund me nje ngjyre te kuqe qe i mungonte prej kohesh linjes.

Shfletoni fotot per te pare ngjyrat!

3 tone te reja sysh

Ngelemi tek ngjyrat metalike: gri, roze dhe e verdhe ari qe mund t’i vendosni si ne mengjes edhe gjate darkave.

Mini sfungjeret blender

Nese me duhet t’i pershkruaj me  dy fjale: super te bute dhe nuk perthithin produkt! Cfare doni me shume nga nje sfungjer make up? Po sikur t’ju them se jane dy sfungjere pjese te ketij koleksioni te ri dhe i blini vetem me cmimin e njerit?

Si ju duket koleksioni Luxus? Ju presim ne Cocoshop dhe ne te gjtha pikat e shitjes per te pare e provuar produktet nga afer!

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments