Cocomed | Le te zbulojme se bashku kutine e Ritualit Biofficina Toscana!
kutiahapur

Le te zbulojme se bashku kutine e Ritualit Biofficina Toscana!


  • 20 Jun


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Pasi kemi shpjeguar produktet e reja, ja ku erdhi momenti te zbulojme me detaje Ritualin e kujdesit te fytyres Biofficina Toscana. Nje perkujdesje natyrale e kompletuar, ku fazat e njepasnjeshme dhe kombinimi i produkteve Biofficina Toscana ofrojne nje rezultat efikas dhe te dukshem, per nje lekure te shendetshme qe shkelqen!

Te gjitha produktet qe ju duhen jane pjese e kesaj kutise qe mua me pelqen kaq shume!

bt-cofanetto_routine_1

Nese e hapim, ka kete pamje:

bt-cofanetto_routine_3

Nje bashkim i disa produkteve Must-Have te Biofficina Toscana (Qumeshti tonik bifazik, scrubi i fytyres me fruta pylli, serumeve, emulsioneve te fytyres, kremit te konturit te syve) me produktet e reja (Detergjenti shkume, locionet e fytyres, dhe krem-xheli).

Mjaftojne shume pak minuta nga koha juaj – nga tre ne tete – per nje perkujdesje qe do ju dhuroje nje lekure te fresket dhe me te mire, me nje perkujdesje totalisht natyrale Biofficina Toscana!

Numri i fazave mund te ndryshoje sipas momentin te dites (mengjes ose mbremje), ndersa 1 here ne jave sugjerohet te perdoren te gjitha produktet se bashku, duke perfshire edhe scrubin e fytyres, nje nga produktet me te dashura nga ju!

  • Mengjes (5 faze – 3 minuta): detergjent shkume, locion fytyre, serum, krem kontur sysh, dhe krem fytyre
  • Mbremje (6 faza – 5 minuta): qumesht tonik bifazik,  detergjent shkume, locion fytyre, serum, krem kontur sysh, dhe krem fytyre
  • Nje here ne jave (7 faza – 8 minuta): qumesht tonik bifazik,  detergjent shkume, scrub fytyre me fruta pylli, locion fytyre, serum, krem kontur sysh, dhe krem fytyre

Por le ta shohim ne detaje trajtimin e plote, qe behet nje here ne jave, duke treguar funksionet e te gjitha fazave:

FAZA E PARE: Eshte ajo e pastrimit me nje produkt vajor, qe ben te mundur heqjen e lehte te makeup. Qumeshti tonik bifazik eshte nje locion vajor, qe heq lehtesisht edhe trukun me te rende, dhe pastron lekuren ne thellesi.

Duhet te tundet para perdorimit, dhe aplikohet me nje diskete pambuku ose direkt me duar, duke u kaluar me levizje masazhi rrethore ne sy, fytyre dhe qafe.

FAZA E DYTE: eshte ajo e pastrimit me nje produkt shume delikat. Shkuma larese me lulen e mellages ben nje pastrim te dyfishte: eliminon cdo mbetje vaji duke e lene fytyren te fresket dhe pjeserisht te hidratuar fale pjeses vajore te qumeshtit tonik. Heq te gjitha papastertite, dhe ka efekt zbutes dhe qetesues.

Aplikohet ne fytyre dhe qafe me levizje rrethore, dhe shpelahet me kujdes.

FAZA E TRETE: Pas larjes te dyfishte, aplikohet Scrubi i fytyres me fruta pylli, nje trajtim eksfoliues, qe rigjeneron dhe jep shkelqim! Heq shtresen e qelizave te vdekura, duke nxitur rigjenerimin qelizor dhe duke e lejuar fytyren te duket me shkelqim!

Aplikohet ne sasi te vogel ne fytyre dhe qafe dhe masazhohet me levizje rrethore duke ushtruar pak presion.

FAZA E KATERT: Faza e locioneve te fytyres eshte shume e rendesishme per kete ritual! Te gjitha locionet jane fluide aktivizues qe pregatisin lekuren per te perthithur me mire te gjitha produktet e vendosura me vone. Gjithashtu kane efekt tonifikues dhe bejne nje hidratim te lehte te lekures, duke qene shume te pasur me perberes aktive!

Secili nga locionet eshte specifik sipas njerit prej funksioneve: ndricues, tonifikues, qetesues. Zgjidhni ate qe ju pershtatet ne baze te nevojave te lekures tuaj!

Aplikohet ne fytyre me levizje rrethore, dhe nuk eshte e nevojshme te perthithen plotesisht.

FAZA E PESTE: Pas locionit, vjen serumi i fytyres! Mund te zgjidhet njeri nga kater serumet Biofficina (rigjenerues, antioksidues, riekuilibrus, purifikues) ne baze te specifikes te lekures apo kerkesave te momentit. Serumi qe mund t’i pershtatet cdo lekure, eshte ai antioksidues, qe eshte edhe me i njohuri nga te gjithe: nje serum me konsistence ujore, shume i lehte per cdo lloj lekure, por me veti te theksuara antioksiduese. Jep shkelqim, elasticitet dhe hidraton!

Aplikohet me pikatoren qe ndodhet ne kapak, dhe masazhohet me mollezat e gishtave, duke e shtypur lehtesisht.

FAZA E GJASHTE: Zona e konturit te syve eshte me delikatja. Gjendrat e yndyres jane me te pakta, prandaj eshte e predispozuar te krijoje edhe rrudhat e para. Nevojitet nje produkt specifik, shume delikat dhe hidratues, si Kremi i Konturit te syve i Biofficines.

FAZA E SHTATE: Eshte faza e fundit por jo me pak e rendeishmja. I dedikohet gjithe fytyres, me aplikimin e njerit nga kremrat e fytyres. Mund te perdoren dy emulsionet (antioksidues/mbrojtes) ose produkti me i ri: Krem xheli me lulen e mellages. Eshte vecanerisht i lehte, perthithet menjehere, dhe pershtatet per periudhat me te nxehta. Me acid hialuronik, ben nje hidratim te thelle, duke e lene lekuren te fresket dhe shume te bute!

Dhe ja ku u mbyll, ne vetem 8 minuta Rituali i plote Biofficina Toscana. Mjafton pak durim per nje lekure dukshem me te mire, qe nuk do kaloje pa u vene re!

 

bt-cofanetto_routine_4

Per cmimet e produkteve te reja, mjafton te vizitoni kategorine e Kujdesit ndaj Fytyres:

Kujdesi per Fytyren Biofficina Toscana

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments