Cocomed | Kujdes nga buzekuqi juaj!
IMG_2864

Kujdes nga buzekuqi juaj!


  • 04 Dec


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Është buzëkuqi juaj toksik? 81% e buzëkuqëve të testuar në nje studim nga Health Canada në 2008 përmbanin gjurmë plumbi dhe 100% e buzëkuqëve në një studim nga FDA në 2012 përmbanin gjurmë plumbi. Edhe pse kjo sasi është shumë e vogël, problemi qëndron me akumulimin e vazhdueshëm të plumbit apo metaleve të tjera. Organizmit tonë i duhet plot 40 vjet të eliminoje plumbin pasi ai është absorbuar! Edhe pse dozat e absorbuara mund të jene fare të vogla, sasia e akumuluar nga përdorimi i përditshëm i buzëkuqit apo kozmetikës, bëhet e konsiderueshme pas njëfare kohe!

Efektet negative të plumbit në organizëm!

Efektet negative janë pafund! Biopsitë e kancerit të gjirit gjithmonë tregojnë akumulim të lartë të plumbit apo metaleve të tjera. Plumbiështë çrregullues i hormoneve dhe ndikon në uljen e fertilitetit. Ekspozimi i vazhdueshëm ndikon tek veshkat, sistemi kardiovaskular, sistemi imunitar dhe sidomos tek sistemi nervor. Rreziku tek grate shtatzëna dhe tek fetusi është edhe më i madh. Plumbi mund të kalojë lehtësisht nëpërmjet placentës direkt në trurin e fetusit, dhe gjithashtu mund të transferohet tek femija nëpërmjet ushqimit me gji, duke ndikuar negativisht në inteligjencën e femijës, përveç se sjell të gjitha efektet e mësiperme!

Plumbi i padëmshem ne sasi minimale?

JO! Nuk ekziston asnjë dozë e sigurtë për ekspozimin ndaj plumbit! Sado e vogël sasia e plumbit, përsëri mbetet e dëmshme! Të mos harrojmë qe buzekuqi hahet nga ne dhe nuk qëndron thjesht në sipërfaqe. Neurotoksiciteti që ka plumbi është i madh edhe në doza të vogla, pra dëmton trurin, e thënë me fjalë të tjera. Dhe në anen tjetër, industria e kozmetikës është një industri prej 50 bilion USD në vit…

Po buzekuqët organike?

Ne vitin 2016, kozmetika organike ka avancuar aq shumë sa nuk ka asnje ndryshim ne performancë nga ajo sintetike! Buzekuqet me përbërje 100% natyrale, të çertifikuar, nuk përmbajnë asnjë gjurmë plumbi apo metali të rëndë! Ne tek Cocomed, ju sugjerojmë buzekuqët PuroBIO cosmetics, të cilët vijnë në 8 tonalitete dhe japin ngjyrë të plotë me vetëm një kalim. Kanë nje kohëzgjatje shumë të mire duke qënë produkte natyrale dhe i mbajnë buzët tuaja të hidratuara, falë vajit të kastorit që kanë në përbërje. :)

Burimi: Heavy Metal Hazards: The Health Risks of Hidden Heavy Metals in Face Makeup

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments