Cocomed | Koleksioni Vjeshte-Dimer 2017! Sa shume produkte!
slide-home-min-min

Koleksioni Vjeshte-Dimer 2017! Sa shume produkte!


  • 06 Nov


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

I keni pare produktet e reja PuroBIO cosmetics! Periudha tetor-nentor eshte ajo kur kompania ben prezantimet me te rendesishme te vitit, prandaj mendova t’ju shkruaj nje artikull blogu per t’ju bere nje prezantim te ri me te gjitha produktet!

Buzekuqe te lengshem? Mat?! Po, te lutem!

Buzekuqet e lengshem jane e reja me e rendesishme ne gamen e produkteve PuroBIO cosmetics. Vijne pas 2 vitesh studimi, dhe jane te paret plotesisht vegane dhe organike. Ju premtojme se do te dashuroheni me 7 ngjyrat e reja, totalisht mat! Pervec kesaj, jane super te pigmentuar, kane nje kohezgjatje shume te mire, dhe jane te rehatshem ne buze.

22280779_1352438111545564_565043792927784960_n
22157967_137592840197727_4493630608844521472_n

Nje tjeter produkt qe mungonte eshte shkelqyesi i buzeve! Ka nje teksture kremoze, plotesisht transparente, plot shkelqim! Efekti pasqyre i ben buzet te duken me voluminoze, ndersa vaji i kokosit biologjik do jua mbajte te buta dhe te hidratuara!

lipgloss-purobio-cosmetics (1)
21690468_116468275699845_8086031728705011712_n

A keni penel?

Eshte pyetja qe na ka shoqeruar prej dites te pare qe eshte hapur Cocoshop! Dhe ne pergjigjeshim gjithmone: “Jo, na vjen keq, vetem laps sysh te zi shume intens!” 😀

Jo më! Tani kemi, ON FLEEK EYELINER!

Peneli PuroBIO cosmetics ka nje ngjyre intense te zeze, dhe qendron ne sy i palevizshem deri ne mbremje, duke qene ne te njejten kohe edhe totalisht organik.

Vjen me dy lloje furcash:

Brush tip: Me nje furce super te holle dhe shume precize.

brush-tip-min

Felt tip: I thjeshte per t’u aplikuar, ideal per ju qe jeni “fillestare” ne perdorimin e penelit.

felt-tip-min

Nje tjeter fondatine!

Pas fondatines Sublime dhe BB cream, tani e ka rradhen nje fondatine kompakte, dicka e re per PuroBIO cosmetics! Ka mbulim prej mesatar ne te larte, ne baze te sasise apo shtresave qe vendosen. Super e lehte ne lekure, ka efekt totalisht mat, e pershtatshme per lekura nga normale ne te yndyrshme, ideale edhe per ato akneike! Vjen ne 6 tonalitete dhe paketimi permban edhe nje sfungjer te vogel, shume te rehatshem per ta aplikuar!

21911044_1077091242423673_2999106427923988480_n

Te dashuruar pas toneve te syve? Prisni te shikoni ngjyrat e reja!

Kater tone te reja sysh, te gjitha me shkelqim! Nuk do them me asgje, mjafton te shikoni fotot!

21911448_150666948870592_8722674842660241408_n (1)
21980783_174894629725704_3187248943499051008_n

Dhe qershia mbi torte… Desert Dream!

Nje palete Limited Edition, me kater tone sysh te reja, qe nuk jane pjese e koleksionit te perhershem! Jo vetem kaq, 1 rimel, 1 laps sysh dhe nje furce sysh aplikuese dhe sfumuese.

desert-dream-2
desert-dream-1

Shpresoj qe produktet e reja t’ju kene pelqyer! Per cdo pyetje na shkruani dhe gjithashtu ju presim ne Cocoshop dhe te gjitha pikat tona te shitjes!

Perqafime, Anta

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments