Cocomed | Gjithcka qe duhet te dini mbi silikonet ne 3 pyetje-pergjigje!
14712408_210365602720096_2577304291148562432_n

Gjithcka qe duhet te dini mbi silikonet ne 3 pyetje-pergjigje!


  • 18 Nov


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Hello Cocos! 😊 Ne kete postim, dua t’ju shpjegoj te gjitha qe duhet te dini per silikonet me tre pyetje-pergjigje te shkurtra! Nese produktet qe perdorni nuk jane organike, ekziston nje mundesi shume e madhe qe te permbajne Dimethicone, Cyclopentasiloxane, etj.

1. Pse jane silikonet, si Dimethicone apo Cyclopentasiloxane kaq te famshem ne produktet kozmetike, si fondatina apo kremrat?

• Shume e thjeshte: sepse japin ate efektin e menjehershem qe e ben secilin nga ne te pelqeje nje krem apo fondatine! Japin pershtypjen se lekura eshte e bute, e lemuar, e mendafshte, dhe ndihmojne qe nje krem apo fondatine te perhapet lehtesisht! Pikerisht ajo qe i intereson prodhuesit…

2. Por… cfare ndodh ne te vertete?

• Jo, silikonet nuk e hidratojne lekuren tuaj. As nuk e mbajne te bute dhe absolutisht nuk e ushqejne. Duke u perbere nga molekula relativisht te medha, depozitohen ne lekure, duke krijuar nje barriere te ngjashme me nje barriere plastike. Iluzioni per nje lekure te bute dhe te lemuar eshte totalisht artificial.

3. Dhe… ku qendron problemi ketu?

• Shtresa “plastike” mbi lekure bllokon poshte saj gjithcka: bakterie, yndyre, papasterti, duke shtuar mundesine per krijimin e akneve dhe pikave te zeza
• Shtresa “plastike” e ndalon lekuren te beje aktivitetin e saj natyral, si djersitja, rregullimi i temperatures etj, duke rritur qelizat e vdekura ne siperfaqe dhe duke ndihmuar plakjen e lekures.
• Shtresa “plastike” ben lekuren te krijoje varesi, duke c’rregulluar hidratimin fiziologjik. Me kalimin e kohes, dhe sidomos nese perdoren cdo dite, lekura fillon te thahet, dhe keshtu shenjat apo rrudhat behen me te dukshme.
• Perdorimi i vazhdueshem mund te rrise irritimin dhe ndjeshmerine e lekures, pikerisht per shkak te “mbulimit artificial”

Lekura nuk ka nevoje per silikone apo kimikate qe te duket e shendeshme dhe e bute. Eshte e rendesishme te ushqehet, nga brenda dhe nga jashte! Gjithmone lexoni INCIN para se te blini nje artikull kozmetike, dhe jepuni rendesi certifikimeve! Jane e vetmja garanci qe ju vertet po kujdeseni per lekuren!

 

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments