Cocomed | Eksfolimi i fytyrës, kaq i thjeshtë, por kaq i rëndësishëm!
images_products_creamy-face-scrub_4

Eksfolimi i fytyrës, kaq i thjeshtë, por kaq i rëndësishëm!


  • 05 Jul


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Sot pas shumë kohësh gjeta momentin për të bërë një artikull në blog. Duke qënë se vera tashmë ka ardhur, edhe kujdesi për lëkurën duhet të jetë më i madh. Tashmë ju i dini 4 gjërat më të rëndësishme për një lëkurë të shëndetshme: pastrimi, eksfolimi, hidratimi dhe mbrojtja nga dielli.

Sot do të flasim për hapin e dytë më të rëndësishëm për një lekurë të shëndetshme: eksfolimin. A e dini që cdo orë në lëkurën tonë vdesin 30 deri 40 mijë qeliza. Kur këto qeliza fillojnë të krijojnë një barrierë, e bëjnë lëkurën të duket pa gjallëri. Gjithashtu mund të kontribuojnë në shtimin e yndyrës dhe pore të mbyllura, duke sjellë edhe aknet. Madje, hidratimi eshte më pak efektiv, sepse shtresa e qelizave të vdekura e pengojnë kremin hidratues të arrijë deri në thellësi.

Eksfolimi është proçesi i heqjes të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në sipërfaqe ato të rejat. Perdorimi i një scrubi fytyre nxit zëvendesimin e qelizave të vjetra me të reja dhe si rrjedhojë edhe rigjenerimin e lëkurës. Është nga proçeset më të rëndësishme për të patur një lëkurë të shndritshme, të lëmuar dhe të butë!

Kini kujdes që teë perdorni nje scrub me mikro grimca, jo agresiv, në mënyrë qe te mos dëmtoni lëkurën!

Cfarë duhet të kemi kujdes?

  1. Këshillohet të vendosni për 1-2 minuta në fytyrë një pecete me ujë të ngrohtë, në mënyrë që të hapen poret.
  2. Aplikoni scrubin me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave pa ushtruar shumë presion. Një prekje e lehtë është gjithçka që ju duhet për të larguar qelizat e vdekura.
  3. Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë
  4. Aplikoni kremin hidratues.

Sa herë duhet aplikuar scrubi?

Eksfolimi i lekurës është i rëndësishëm gjithmonë, edhe në dimër, edhe në verë. Por, gjatë periudhës të dimrit, kur lagështia në ajër eshte më e ulët, numri i qelizave të vdekura është më i madh, dhe prandaj lekura ka tendencë të jetë më e thatë. Aplikoni scrubin 2 herë në javë gjatë kësaj periudhe. Në periudhën e verës, scrubin e fytyrës mund ta aplikoni 1 herë në javë, por është e rëndesishme që të mos e neglizhoni!

Me poshte po listoj dy alternativa scrubesh: te parin mund ta blini ne Cocoshop ose te gjitha pikat e shitjes Biofficina Toscana, ndërsa të dytin mund ta pregatisni vetë në kushte shtëpie:

11139452_1061352497220150_699131238474060613_nScrubi i fytyrës me fruta pylli nga Biofficina Toscana ka dy lloje mikrogrimcash me madhësi të ndryshme: nga manaferrat e kuqe dhe borronicat. Funksioni purifikues bëhet më efikas nga ekstraktet e mentes dhe limonit, duke e bërë lëkurën më kompakte dhe uniformuar atë. Është shumë delikat dhe nuk dëmton barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë atë të mirë-hidratuar. Gjithashtu, Rubiox®, nje kompleks ekstraktesh nga frutat e pyllit i jep fuqi shumë të forta antioksiduese.

scrubPër të gjitha ju goca që preferoni zgjidhjet e bëra vetë, më poshtë keni një alternativë për të bere nje scrub fytyre ne kushte shtepie, i cili zbut, heq qelizat e vdekura dhe hidraton lekuren. Gjithcka ju duhet jane 1 kastraveca, vaj trëndafili i egër, vaj argani, tërshërë dhe qumësht.

  1. Grijeni kastravecin në blender deri sa te krijohet një masë kremoze.
  2. Bashkoni një lugë gjelle nga masa e formuar me 1 lugë çaji vaj trëndafili të egër, 1 lugë çaji vaj argani dhe 1 lugë gjelle qumësht.
  3. Shtoni 2 lugë gjelle tërshërë, e cila do të luajë rolin e mikrokokrrizave në scrubin tonë
  4. Përzjeni gjithë përbërësit dhe lejeni përzjerjen 5 minuta deri sa tërshëra të zbutet..
  5. Aplikojeni me delikatësë në fytyrë dhe do të shikoni që fytyra do të jetë super e butë dhe e lëmuar. Antioksidantët në vajin e trëndafilit të egër dhe arganit ndihmojne të luftojne radikalet e lira.

Shpresoj qe t’ju ketë pëlqyer artikulli, dhe ju që nuk e keni vendosur eksfolimin në rutinën e kujdesit ndaj lëkurës, ta bëni këtë sa më shpejt. Për cdo pyetje ose koment, mos hezitoni të më shkruani :)

Perqafime,
Anta

 

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments