Cocomed | BELEZA, koleksioni i ngjyrave te pranveres!
beleza-banner-grande (1)

BELEZA, koleksioni i ngjyrave te pranveres!


  • 14 Mar


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Jemi shume te lumtur qe koleksioni i ri pranvere – vere i PuroBIOcosmetics, BELEZA arriti. E kemi pritur me shume entuziazem qe nga momenti qe u lancua. Nje koleksion ne qender te te cilit eshte sigurisht natyra me gjithe ngjyrat, forcen dhe elegancen e saj. Ky koleksion eshte frymezuar nga tendencat me te fundit te ngjyrave ne pasarelat boterore, por ajo qe e ben te vecante PuroBIOn eshte se ngjyrat jane te gjitha me pigmente 100% natyrale dhe super te pigmentuara.

Le te fillojme pa humbur kohe me nje prezantim te shkurter te gjitha koleksionit te ri.

BLUSH-et!!! Më në fund!

Produktet më të shumëpritura, të vetmet që ende mungonin, janë BLUSH-et.

  • Katër ngjyra
  • Të super pigmentuar
  • Zgjasin shumë
  • 100% natyralë, të çertifikuar CCPB

Janë zgjedhur tonalitete që mund t’ë përshtaten shijeve të secilës prej jush!

blush-1-open-purobioscontornato3

BLUSH nr.01 eshte nje ngjyre roze e lehte!

E pershtatshme per lekurat e bardha. Perfekte per t’i dhene fytyres tuaj nje pamje prej kukulle.

blush-2-open-purobio-scontornato-1

BLUSH n.02 është një ngjyrë rozë e mbyllur, me nënton korali.

Edhe kjo shkon shumë me lëkura bardhoshe per t’ju dhënë pamjen sikur jeni skuqur pak nga “turpi”,.

blush-3-open-purobio-scontornato-1

BLUSH n.03 vjen në tonalitetin e pjeshkës.

I përshtatshëm me cdo tonalitet lëkure nga bardhoshe në zeshkane.

blush-4-open-purobio-scontornato-1

BLUSH n.04  eshte nje ngjyre tulle intense!

Ne do e sugjeronim ta vendosnit ne mbremje dhe te jeni te bindura se nuk do te kaloni pa u vene re.

Një furçë e re!

pennello-11-purobio

Sigurisht qe PuroBIOcosmetics nuk mund te mos mendonte nje furce te re profesionale per te aplikuar Blushet, dhe jo vetem.

Furca e re n.11 eshte me fije te ngjeshura, por me kend, ndaj kryesisht sherben per te sfumuar blushet ose produktet e konturimit.

Por jo vetem kaq! Provojeni edhe per aplikimin e fondatines apo BB cream Sublime! Do te surprizoheni!

Dy tone sysh të rinj!

eye-17-purobio
eye-18-open-purobio

Ne nje koleksion ku kryefjala jane ngjyrat e ndezura, e te forta tonet e reja te syve jane qeshia mbi torte.

Dy ngjyra te reja: nje jeshile bari dhe nje e verdhe indiane.

Te dyja mund te perdoren per sfumim, por edhe per detaje te vogla, per look me te vecante!

Dy buzëkuqë të rinj!

lipstick-09-purobio
lipstick-10-purobio

E mendoni dot pranveren ose veren pa nje buzekuq te ri? 2 jane ngjyrat me ne mode kete sezon… dhe qe te dyja i sjell natyrshem PuroBIO.

Buzekuqi n.09 ngjyre roze e erret, mat, e pershtatshme per cdo dite

Buzekuqi  n. 10 ngjyre ciklami, ose magenta e hapur. Jemi dashuruar me kete nuance frymezuar nga vitet ’80.

Lapsat e rinj të syve!

eyeliner-42-purobio
eyeliner-43-purobio

Dy lapsa EYELINER te rinj, ne linj me stinet e ngrohta te vitit!

Lapsi 42 Bojeqielli eshte perfekt per nje look dite, por edhe si pike drite per nje look mbremjeje!

Lapsi n.43 eshte nje ngjyre Nude, jo e bardhe sic jeni mesuar ta shikoni zakonisht, per t’u vendosur ne pjesen e brendhme te syrit. Mund te sherbeje edhe per te definuar konturin e vetulles apo te buzeve!

 

Phantom, Lapsi fantazmë!

matita-phantom-purobio

Dhe surpriza e koleksionit BELEZA eshte lapsi PHANTOM, lapsi fantazem!

Aleati me i fuqishem i juaji ne canten e tualeteve. Eshte nje laps i padukshem, ideal per:

  • definimin e konturit te buzeve
  • fiksimin e trukut te vetullave
  • primer per syte

Si ju duken produktet e reja? Na shkruani ne komente cili ju ben me shume kurioze dhe do donit ta provonit. Dhe mbi te gjitha mos harroni te shikoni videot e prezantimit!

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments