Cocomed | 10 produkte qe do t’ju ndihmojne keto dite te ftohta
landscape-winter-skin-care-1

10 produkte qe do t’ju ndihmojne keto dite te ftohta


  • 23 Oct


  • Anta Haxhiraj

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

E hene, 23 tetor dhe me ne fund sot termometri shenoi 17 grade celcius. Per nje vend si Shqiperia, ne te cilin njerezit jane mesuar te jetojne ne 4 stine…ky kalimi i menjehershem nga temperatura te larta ne te ulta duket sikur na zgjon per te na bere me dije se dimri po vjen! Eshte shume klishe thenia se sebashku me garderoben duhet ndryshuar dhe rutina e kujdesit te lekures, por eshte e vertete. Ndryshimi i lageshtires se ajrit, ekspozimi ndaj tempraturave te ftohta, eres e ben lekuren te thate dhe pa jete.  Shpesh me shkruani, apo edhe ne dyqanet Cocoshop kur takohem me ju me pyesni se cfare duhet te perdorni per lekuren tuaj tani ne dimer ndaj mendova se ky artikull do te jete i vlefshem per secilen nga ju.

Lekura e thate eshte me e dobet, ndaj ne duhet te bejme te pamunduren per te mbrojtur shtresen lipidike te saj. Si? Po ju jap disa sugjerime

  1. Laresi, pervec lekurave te yndyrshme qe do t’ju sugjeroja te mos e ndryshonin laresin e tyre, lekurat mikse dhe ato qe kane tendence te thahen ne dimer kane nevoje per nje lares me te bute, me delikat. Duhet te jete i tille ne menyre qe pas larjes lekura te ndihet e bute dhe e hidratuar, pa patur ndjesine sikur po ta terheq dikush.

A4C03-mousse_detergente_alla_malva-150Shkuma larese e Biofficina Toscana, me ekstrakte te mellages ka veti zbutese dhe freskuese, por ne te njejten kohe permban edhe esktrakte te frutit te pasionit apo te kalendules qe qetesojne lekuren e irrituar nga i ftohti.

 

Laresi Antioksidant i Domus Olea Toscana, ka nje ph 4,8 qe e ben detergjentin perfekt per te pastruar fytyren. E vecanta e tij eshte se edhe pse ka konsistence xheli, ben nje shkume shume delikate. Rezultati eshte nje fytyre e pastruar, por qe ka shkelqim, e bute dhe aspak e thate.

sapone-antiossidante-viso-corpo-capelli

 

2. Serumi, mos e nenvleresoni!

Nuk e di perse shume nga ju mendoni se serumi nuk eshte i nevojshem, perkundrazi duhet! Eshte ai qe e ushqen lekuren dhe ne varesi te llojit ka shume efekte te tjera pozitive ne lekure.

Po e nis me te preferuarin tim: Serumi Antioksidues, rikthen elasticitetin ne lekure dhe i jep gjalleri. Te them te drejten sapo e vendos ne lekure te jep nje ndjesi “rizgjimi”, por duhet ta provoni per te me kuptuar.

Serumi Riekulibrues nga ana tjeter eshte perfekt per lekurat e ndjeshme qe behen flake te kuqe ne dimer. Eshte serumi qe rivendos nje shtrese mbrojtese per lekuren duke mos lejuar temperaturat e ftohta apo eren qe ta demtoje.

Serumet vajore. Ketu kam dy propozime dhe disa rezerva. Produktet vajore preferohen te perdoren nga lekurat e thata dhe shume te thata ne mbremje. Nese keni nje lekure normale do t’ju sugjeroja qe nje serum vajor ose vaj fytyre ta perdornit vetem 1 here ne jave ne forme maske dhe ta mbani per rreth 15 minuta ne fytyre. Lekurave te yndyrshme nuk do t’ua keshilloja.

Propozimet e mia jane:

Serumi Rigjenerues i Biofficina Toscana dhe Vaji i Domus Olea Toscana. Te dy kane permajtje vajore dhe nje perzierje vajrash te ndryshme. Gjithsesi cilindo qe te zgjidhni, do t’ju pelqejne shume.

-18

olio-anti-age-viso-corpo-capelli

3. Kremi hidratues. Sinqerisht une nuk e di si do te ishte jeta ne qofte se nuk do te ekzistoni kremrat hidratues 😀 Per stinen e dimrit lekurave normale ne te thate do ju sugjeroja kremin Antioksidues te Biofficina Toscana. E vecanta eshte se kremi ka nje formule qe e mban lekuren te hidratuar per 24 ore.

A4A08-emulsione_viso_antiossidante-50

4. Buzet e cara, nuk kane perse te jene problem cdo dimer. Si fillim mos harroni se eshte e rendesishme te beni scrub sa here qe buzet i ndjeni te plasaritura dhe te perdorni nje zbutes buzesh sa me hidratues.

A4E26-scrub_labbra_goloso-15

A4F28-crema_labbra_riparatrice_golosa-15

5. Per trajtime qe deshironi t’i kryeni nje here ne jave per te patur nje lekure plot jete sigurisht qe Scrubi eshte produkti i duhur. Eksfolimi eshte po aq i rendesishem sa hidratimi. Nese Scrubin me fruta pylli e mbani rreth 15 minuta ne fytyre dhe pastaj e masazhoni per te bere eksfolim, do te ishte nje maske perfekte hidratuese dhe ushqyese.

images_products_creamy-face-scrub_4

Keto jane disa prej produkteve qe une i perdor edhe vet dhe gjendem e pergatitur per te perballuar dimrin. Duke marr parasysh se kam nje lekure normale, por qe ka tendence te thahet serumi dhe kremi hidratues jane aleati me i mire per te mbrojtur lekuren. Po ju? Cfare perdorni tani qe koha po fillon te ftohet? Me shkruani per cdo keshille apo sugjerim qe ju duhet.

Perqafime

Anta

 

Share on FacebookPin on PinterestTweet about this on TwitterEmail this to someone

Comments

comments