Cocomed |

Hello Coco-s,

Miresevini ne blogun e Cocomed. Nje hapesire dedikuar vecanerisht kujdesit ndaj lekures ne menyre sa me natyrale te mundshme. Ne nje bote qe nuk po dime me te zgjedhim cfare eshte e shendetshme e cfare jo, lindi Cocomed. Gjithmone aty per t’ju orientuar e keshilluar drejt nje jetese te paster… Le te bejme diferencen! Le te jemi bio!

Emri im eshte Anta, jam studente ne Universitet e Mjekesise ne vit te 5, me endrren e madhe per t’u bere nje dermatologe e zonja. Une jam bere tashme nje bio addicted prej 3 vitesh dhe pasioni per produktet biologjike e natyrale te kujdesit ndaj lekures jane pjese e pandashme e imja. Vendimi per t’u kthyer ne biologjike ka qene nje nga me te miret ne jeten time. Pikerisht kete dua te ndaj dhe me ju: pasionin dhe keshillat per nje jetese e lekure te shendetshme.

Por perse blogu quhet Cocomed? Une besoj fort se natyra na ka fale cdo gje per te cilen kemi nevoje. Cocomed sepse kokosi (Coconut) shihet si nje nga mrekullite e mjekesise alternative dhe per t’i qendruar fort idese se sa e rendesishme eshte qe lufta me semundjet duhet bere duke hedhur dhe veshtrimin nga ajo cka na ofron natyra, duke e nderthurur me zbulimet me te reja te mjekesise moderne.

Cocomed nuk eshte vetem nje blog, vizioni im shkon pertej tij, ndaj me hapa te vegjel mund te arrijme gjera te medha. Krahas blogut, Cocomed sherben edhe si nje Dyqan Electronik (e-shop), nje dyqan me produkte natyrale per kujdesin ndaj lekures. Cocomed eshte perfaqesuesi i vetem zyrtar ne Shqiperi i Purobiosmetics, nje nder kompanite me te mira italiane ne tregun e kozmetikes natyrale. Ne kete menyre, Cocomed u jep te gjitheve mundesine e zgjedhjes se produkteve 100% natyrale per t’u dukur me te bukura.

Nje bote e shendetshme, e nje lekure qe na falenderon perdite.

Uroj me gjithe zemer qe te behemi sa me shume ne kete rrugetim. Mirepres cdo sugjerim dhe kritike. Jane keto te fundit qe me duhen me shume! :)

Perqafime, Anta.