Cocomed | About PurobioCosmetics
About PurobioCosmetics

11879226_519597641527062_2275759064772204732_o

 

Purobiocosmetics nje kompani totalisht biologjike qe operon ne tregun Italian prej dy vitesh. Nje linje produktesh 100% natyrale e pershtatshme per te gjithe. Purobiocosmetics deshiron qe t’u jape te gjitha femrave mundesine qe te vendosin ne lekuren e tyre produkte te shendetshme e njekohesisht te ngjajne te bukura me cmime shume ekonomike dhe konkurruese. Duke zgjedhur Purobiocosmetics ju jeni te sigurte se po perdorni produkte te certifikuara sipas standarteve me te larta europiane te kozmetikes natyrale, te testuara per Nikel dhe te pa testuara ne kafshe.

Cdo produkt kozmetik I Purobiocosmetics eshte PA SILIKONE, PA PARABENE, PA PETROLE, PA KONSERVANTE SINTETIKE, PA FRAGRANCA, PA GLUTEN, duke ulur keshtu ne nivele minimale riskun e alergjive. Linja organike e Purobiocosmetics eshte vecanerisht e pershtatshme per lekurat e ndjeshme, duke qene se nuk ka Silikone te cilat mbyllin poret, nuk ka Petrole qe nuk e lejojne lekuren te marre fryme, madje nuk ka as Parabene apo konservante sintetike te cilet shkaterrojne floren normale bakteriale te lekures.

Pas disa kohesh perdorimi te kesaj linje kozmetike natyrale do te vini re ndryshime ne lekuren tuaj per te cilat ajo do ju falenderoje cdo dite. Pervecse respekton shendetin dhe natyren, Purobiocosmetics kujdeset dhe per kafshet duke mos testuar asnje produkt te vetin mbi ta. Cdo produkt permban certifikimin “Vegan Ok”.